Sofokli Duka: Vetëvrasjet, plaga e heshtur që thellohet çdo vit
Të shumta dhe të heshtura, sepse mentaliteti shqiptar ende e konsideron si një turp vetëvrasjen. Por fenomeni po merr përmasa të frikshme, ndërsa askush nuk duket se po vihet në lëvizje për ta frenuar. Në vendin tonë, në çdo 24 orë vetëvritet mesatarisht një person dhe çdo 11 orë një tjetër tenton të vetëvritet. Të dhënat janë nxjerrë nga studimi me titull "Vetëvrasja, motivet për të jetuar", i Institutit për Parandalimin e Krimit. Në një intervistë ekskluzive për "Shqip", dr. Sofokli Duka, drejtues i këtij instituti dhe autori kryesor i studimit shpjegon arsyet kryesore që kanë ndikuar në përhapjen e këtij fenomeni dhe mungesën totale të angazhimit të shtetit, por edhe shoqërisë shqiptare, për ta luftuar këtë fenomen. Sipas tij, nuk ka asnjë strukturë shtetërore të specializuar për parandalimin e vetëvrasjeve, ndërsa shoqëria vazhdon t‘i kalojë me indiferencë këto raste, madje shpeshherë përpiqet t‘i mbulojë me heshtje ato.
Numri i vetëvrasjeve vitet e fundit ka ardhur duke u rritur në mënyrë të ndjeshme. Cilat janë sipas studimit tuaj, shkaqet kryesore që i shtyjnë njerëzit drejt vetëvrasjes?
Ndër shkaqet kryesore të vetëvrasjeve në studim përmenden: gjendja psikologjike e individit, ku shquhen faktorë psikologjikë, patologjikë dhe biologjikë, të cilët shkaktojnë dhimbje të thellë; ndikimet filozofike, teorike, fetare, estetike, artistike etj., për jetën, rëndësinë dhe vazhdimësinë e saj; ekzistenca e fajit dhe përgjegjësisë apo ndjenjës së fajit dhe përgjegjësisë, pas kryerjes apo mendimit për kryerjen e një vepre antiligjore, antisociale, apo të amoralshme; tronditja e thellë psikike, si pasojë e traumave të rënda psikike apo ngjarjeve të rënda; hakmarrja ndaj personit apo personave përgjegjës, për sjellje apo veprime që viktima i konsideron të dëmshme ndaj tij; traumat e rënda si pasojë e trajtimi të keq sistematik, sjelljeve të tjera sistematike që prekin rëndë dinjitetin, ose veprimeve të rënda kriminale që prekin nderin, moralin dhe shëndetin. Veç tyre, praktika njeh edhe shkaqe të tjera si: zbatimi i urdhrit, të ndjerit si detyrim për t‘u vetëvrarë, realizimi i misionit etj. Ndodh që personi të ketë edhe më shumë se një shkak vetëvrasjeje. Në përgjithësi, shkaqet ndërthuren dhe alternohen me njëri-tjetrin.
Shkaqet e vetëvrasjes mund të veprojnë te një masë e madhe njerëzish, por jo te të gjithë ata, efektet janë të njëjta. Lindja e tendencës për vetëvrasje dhe pasoja - vdekja, vjen vetëm atëherë kur shkaqet veprojnë në kushte dhe rrethana specifike. Kushtet dhe rrethanat janë të veçanta për të miturit, adoleshentët, të rinjtë dhe të rriturit, ato janë individuale dhe sociale; psikologjike, sociologjike psikiatrike, gjenetike, biologjike, mjekësore etj.
Studimi analizon edhe faktorët apo arsyet që ndikojnë në një numër kaq të lartë të vetëvrasjeve. Cilat janë ato?
Parandalimi i fenomenit të vetëvrasjes në Shqipëri, jo vetëm që nuk është ngritur në nivelin e një institucioni, por mungojnë edhe instrumentet më elementare të një parandalimi të organizuar. Vihet re një indiferencë e theksuar shtetërore dhe shoqërore përballë përhapjes së këtij fenomeni. Në bazë të nenit 21 të Kushtetutës, jeta e personit mbrohet me ligj. Edhe jeta e individëve që vetëvriten apo tentojnë të vetëvriten konsiderohet jetë dhe si e tillë, duhet të mbrohet me ligj. Shqipëria është shumë larg zbatimit të këtij parimi kushtetues dhe akoma më larg nga qëndrimet bashkëkohore. Aktualisht, pothuajse mungojnë prononcimet apo qëndrimet shtetërore të niveleve të larta për një vlerësim më human, ligjor dhe social të këtij fenomeni. Vetëvrasja nuk lexohet në asnjë nga prioritetet qeveritare e në të njëjtën kohë edhe problemet e shëndetit mendor. Në analizën e punës të vitit 2007 të Policisë së Shtetit, nuk u fol asnjë fjalë për këtë dukuri. Ekziston një terr i vërtetë informativ i treguesve, rasteve dhe akteve të vetëvrasjeve. I vetmi burim ku mund të gjenden tregues të tillë është komunikata ditore e Ministrisë së Brendshme. Ky dokument tashmë në faqen e internetit të këtij institucioni, jo vetëm që publikohet shumë rrallë, por edhe në ato raste, vetëvrasjet nuk pasqyrohen. Mungojnë iniciativat shtetërore dhe shoqërore për parandalimin e këtij fenomeni. Në muajin maj 2005, u krijua një komision qeveritar për studimin e vetëvrasjeve. Nuk dihet nëse ky komision funksionoi, por muajt që pasuan, u shoqëruan me rritje të numrit të vetëvrasjeve. Edhe qeveria aktuale, nuk po tregon asnjë kujdes të veçantë për parandalimin e vetëvrasjeve.
Shoqëria shqiptare nga ana e saj është tepër indiferente ndaj këtij fenomeni, për të mos thënë se përpiqet të mos e diskutojë fare këtë problem, duke e konsideruar ende si një lloj turpi. Gjithashtu, ndikojnë negativisht në parandalimin e këtij fenomeni, edhe mungesa e një ligji për parandalimin e vetëvrasjeve, niveli jo i lartë profesional i policisë dhe prokurorisë për të dalluar simulimin e vrasjes si vetëvrasje, zbulimin dhe ndëshkimin e autorëve të shtytjes në vetëvrasje, apo shkaktimit të vetëvrasjes, si pasojë e një veprimtarie të mëparshme kriminale e sidomos marrëdhënieve seksuale me dhunë, pas të cilave mund të ndodhë edhe vetëvrasja.
Ju folët për mungesë të strukturave të posaçme për parandalimin e vetëvrasjes.
Për parandalimin e vetëvrasjeve, që renditet ndër shkaqet kryesore të vdekshmërisë, nuk ekziston asnjë strukturë shtetërore dhe shoqërore e specializuar dhe, nga ana tjetër, nuk rezulton të ketë një strategji kombëtare në këtë drejtim. Parandalimi i këtij fenomeni nuk mund të bëhet në mënyrë globale, indirekte dhe pa strategji e projekte.
Është folur për mundësinë e hartimit të një ligji të posaçëm për parandalimin e fenomenit të vetëvrasjeve. Çfarë mendoni se duhet të parashikojë një ligj i tillë?
Janë të shumta problemet që mund të përmbajë një ligj i tillë. Bota ka praktika të hershme, por vendi ynë ka veçoritë e tij specifike. Disa nga elementet më të rëndësishme që do të duhej të parashikonte një ligj i tillë mund të përmenden:
Ndalimi i të miturve dhe adoleshentëve të marrin pjesë në predikimet fetare pa praninë dhe përgjegjësinë e prindërve apo kujdestarëve; ndalimin e propagandës fetare dhe çdo propagande tjetër që nxit fenomenin e vetëvrasjes; ngritja e një institucioni shtetëror për administrimin dhe parandalimin e këtij fenomeni; ngritja dhe mbështetja e qendrave joqeveritare për edukimin dhe parandalimin e vetëvrasjeve; detyrimin shtetëror për evidencimin statistikor të vetëvrasjeve dhe tentativave për vetëvrasje; rehabilitimin e detyrueshëm të viktimave dhe personave që kanë pësuar impakt nga një akt i tillë; kurimin e posaçëm të personave depresivë apo me sëmundje të tjerë të shëndetit mendor; zgjerimin e kuptimit ligjor të shtytjes në vetëvrasje, parashikimin si vepër penale më vete të bashkëpunimit në vetëvrasje; sigurimin e mjeteve me rrezik që mund të përdoren edhe si mjete vetëvrasjeje, fonde financiare për rininë shkollore, universitare, fshatare dhe qytetare, në drejtim të integritetit social etj.
Cili është aktualisht roli i Policisë së Shtetit në parandalimin e vetëvrasjeve?
Policia ende nuk e ndien si objekt pune parandalimin e vetëvrasjes. Është pikërisht ajo që e administron këtë vepër për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e kryerjes në kuadër të parandalimit të këtij fenomeni. Aktualisht, në polici mungon funksioni i specialistit për vetëvrasje, sistemi statistikor lë për të dëshiruar dhe i ndaluar jo vetëm për qytetarët, por edhe studiuesit, njohuritë në programin mësimor për këtë fenomen, pothuajse mungojnë. Në këtë situatë, as që mund të flitet për parandalim të përgjithshëm, apo të posaçëm të vetëvrasjeve.
Statistika
Viti Vetëvrasje
2000 99
2001 146
2002 144
2003 170
2004 173
2005 214
2006 210
2007 216
Arsimi:
Nr Arsimi %
1 Analfabet 2.5
2 Fillor 13.9
3 8-vjeçar 62.6
4 Mesëm 17.7
5 Lartë 3.1
Gjendja familjare:
Nr Gjendja %
1 Beqar 74
2 Martuar 39
3 Divorcuar 5.6
4 Të ve 8.2
Faktorët, motivet:
Nr Motivi
1 Probleme ekonomike
2 Xhelozi, motive të dobëta
3 Grindje familjare
4 Mungesë fëmijësh
5 Braktisje
6 Për drogë, alkool
7 Bindje fetare
8 Sëmundje të sis. nervor
9 Sëmundje të pashërueshme
10 Invalidë
11 Humbje të afërmish
12 Borxhe, lojëra fati
13 Konflikte bashkëshortore
14 Euthanazi
12 Të tjera
Studimi
"Vetëvrasja,
motivet për
të jetuar"
Studimi "Vetëvrasja, motivet për të jetuar" është mbështetur në të dhëna të mbledhura nga komunikatat ditore të policisë, si dhe në informacione të mbledhura nga bashkëpunëtorët e institutit, pjesa më e madhe e të cilëve janë ish-punonjës të policisë. Dr.Sofokli Duka, me një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit, thotë se ky studim është i pari i llojit të tij, i cili sjell njohuri të reja të panjohura nga lexuesi i thjeshtë deri tani për fenomenin e vetëvrasjes. Pavarësisht nga disa studime të pjesshme dhe sporadike, deri tani, fenomeni i vetëvrasjes ka qenë i injoruar, gjë që e vërteton edhe mungesa e një studimi komplemetar. Përveç të tjerash, ky studim përmban edhe të dhëna enciklopedike, historike, arkivore, njohuri psikologjike, penale, kriminologjike, sociale etj.
Tiranë
Vetëvaret 10-vjeçari
Një fëmijë 10-vjeçar u gjet i vetëvarur dje në banesën e tij në Bathore të Tiranës. Sipas burimeve zyrtare të policisë së kryeqytetit, fëmija me iniciale H.H, u gjet i varur pasdite rreth orës 19:00, por nuk dihet ende asgjë lidhur me motivet që e shtynë viktimën drejt këtij akti.