Maqedoni, pranga nënës, dyshohet se vrau djalin
SHKUP-Vdekja e një të riu ka bërë policinë të dyshojë për një krim të shëmtuar të kryer nga nëna e tij. Policia maqedonase arrestoi sot një grua, për të cilën policia dyshon se ajo ka vrarë djalin e saj dhe më vonë ka copëtuar dhe djegur trupin e tij. Mediat lokale njoftojnë se një grua 59 vjeçare nga fshati Orizare, 120 kilometra në juglindje të Shkupit, njoftoi në polici se djali i saj ka humbur më 29 shtator. Por hetuesit treguan se ai nuk kishte dalë kurrë nga shtëpia.
Nëna më vonë i ka thënë policisë se djali 32 vejcar, kishte varur veten dhe ajo nga turpi kishte prerë trupin e tij dhe e kishte djegur.
Këto dy dëshmi të ndryshme të nënës kanë bërë policinë të dyshojë se autori i krimit mund të ketë qënë ajo. Policia po heton nëse djali i saj ishte vrarë apo kishte bërë vetëvrasje dhe nëse nëna e tij ka probleme psikologjike, apo thotë të vërtetën.
(d.b/BalkanWeb)