E Diel, 1 Nëntor 2026

Solana përgënjeshtron lajmin për zgjedhje serbe në Kosovë



Deklarata e Përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Europian, Havier Solana, para Parlamentit Europian për mbajtjen e zgjedhjeve serbe edhe në Veriun e Kosovës është keqinterpretuar nga mediat serbe. Ky sqarim erdhi nga zyra e Përfaqësuesit special të BE-së, sipas së cilës është keqinterpretuar nga mediat serbe edhe fakti se Solana kishte paragjykuar statusin e Veriut të Kosovës. Nga zyra e Havier Solanës në Prishtinë është thënë se ai nuk ka shfaqur dyshime apo përshtatje, që kanë të bëjnë me statusin e Kosovës. Në këtë kontekst, edhe zyrtarët e institucioneve të Kosovës kanë thënë se do të ishte paragjykim ndonjë interpretim i njëanshëm i idesë së tij. Ai ka nënvizuar se zgjedhjet e Serbisë në Kosovë nuk do të kenë kurrfarë ndikimi në Kosovë dhe këto zgjedhje nuk kanë vlerë juridike në Republikën e Kosovës. “Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë janë zgjedhje të huaja dhe ilegale dhe ato nuk prodhojnë efekte juridike dhe si të tilla janë jo të vlefshme”, - janë shprehur zyrtarët e institucioneve të Kosovës. Ndërkohë, autoritetet serbe kanë vendosur që zgjedhjet të mbahen edhe në territorin e Kosovës. Komisioni Zgjedhor Republikan para dy ditësh ka miratuar një rezolutë, në të cilën ka konfirmuar qëllimin që zgjedhjet serbe të 11 majit të mbahen edhe në territorin e Kosovës.

11 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›