E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi ironizon PD-në

Pogradec- Kryetari i PSD Skënder Gjinushi është shprehur nga Pogradeci se në qershor shumica e shqiptarëve do të vendosin për ndryshimin e qeverisjes së vendit. Sipas zyrës së shtypit të kësaj force politike, Gjinushi është shprehur se ’PSD do të mbetet forca bashkuese e të majtës’ dhe se ‘ky bashkim duhet për të fituar zgjedhjet’.

"Ne garantojmë që PSD, si pjesë e qeverisjes së ardhshme, do jetë një faktor i mirëqeverisjes, një qeverisje afatgjatë, qeverisje pa kriza, qeverisje për ju dhe jo për pushtetarët.", mësohet të jetë shprehur ai.

"Me fitoren e thellë të së majtës do të çlirohet dhe PD sepse do të krijohet mundësia të ketë një kryetar dhe një frymë tjetër duke sjellë që herë të parë dhe në atë parti të ketë demokraci", duke ju referuar zyrës së shtypit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›