E Shtunë, 31 Tetor 2026

Solis: Do të marrim pjesë në Kuvend

Ndryshe nga deputetët e Partisë Socialiste, aleati në zgjedhjet e 28 qershorit i kësaj force politike, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e shikon gabim bojkotin e parlamentit, ndërsa deputeti i saj Vangjel Dule do të marrë pjesë në seancën e parë parlamentare. Lajmi bëhet i ditur nga sekretari i përgjithshëm i PBDNJ-së Leonard Solis, sipas të cilit bojkoti i opozitës është një vendim i gabuar dhe kjo tregon se Rama është në krizë personale.
Kriza personale e Ramës- ka theksuar Solis- është kthyer ne krizë partiake dhe kërkon tashmë të bëjë krizë institucionale me pasoja të mëdha negative për vendin. Duke iu referuar ftesës së kryeministrit Berisha për të bashkëpunuar, z.Solis tha se kjo ftesë është në diskutim e sipër në forumet e partisë. Sipas tij, do të jetë pikërisht kongresi i kësaj partie që do të mblidhet në fund të shtatorit që do të vendosë nëse do bashkëqeverisin me Berishën apo jo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›