PD: Interesat e Ramës dëmtojnë lëvizjen e lirë të shqiptarëve
Partia Demokratike ka dënuar sot edhe njëherë bojkotin parlamentar të Partisë Socialiste për legjislaturën e re të Kuvendit, duke deklaruar se "interesat personale të Edi Ramës janë në dëm të lëvizjes së lirë të shqiptarëve" Zëdhënësja e Partisë Demokratike Erla Mëhilli tha të dielën në një konferencë për shtyp se " Rama nuk është i shqetësuar për socialistët e thjeshtë, të cilët kanë mandatuar deputëtët e tyre, por menaxhon interesat personale të grupit parlamentar më të pasur në Europë". Ajo shoi se " nga 60 e ca deputetë që ka grupi parlamentar socialist, 21 prej tyre janë miliarderë", duke shtuar se "nga kjo kuptohet qartë se interesi i qytetarëve është interesi i fundit që ka në mëndje Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar milionar". " Me këto interesa Rama udhëheq jo vetëm grupin parlamentar, por tashmë të gjithë Partinë Socialiste", deklaroi Mëhilli.