E Shtunë, 31 Tetor 2026

Solis kundër bojkotit: PBDNJ, në Kuvend

TIRANË- Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut do të jetë të hënën në Kuvend.
Sekretari i Përgjithshëm i saj, Leonard Solis është shprehur sot kundër vendimit të socialistëve për mospjesëmarrje në Parlament, duke e cilësuar atë një vendim të gabuar.
"PBDNJ do të jetë në Kuvend nesër gjatë hapjes së punimeve të tij për këtë legjislaturë"- tha ai sot gjatë një deklarate për mediat.
Në lidhje me ftesën e Kryeministrit Berisha për koalicion në qeverisje, Solis tha se " kjo çështje është në diskutim e sipër" , ndërsa për Kongresin e ardhshëm të PBDNJ-së bëri me dije, se do të mblidhet në fund të muajit shtator pas formimit të qeverisë.
PDBNJ hyri në zgjedhjet e 28 Qershorit në koalicion me Partinë Socialiste, si rrjedhim i një marrëveshjeje parazgjedhore. Nga këto zgjedhje PBDNJ ka mundur të marrë një mandat deputeti , të përfaqësuar nga kryetari i saj Vangjel Dule.

*******


5 shtator
Bojkoti i opozitës, Partia Demokratike: Jemi të hapur për bashkëpunim

TIRANË - Partia Demokratike deklaron se do të jetë e hapur për bashkëpunim luajal me opozitën. Kështu u shpreh sot zëdhënësja e kësaj partie, Erla Mëhilli, pak minuta pas bërjes publike të vendimit të deputetëve socialiste për të mos qenë në Parlament.


PD e cilësoi vendimin e opozitës si dashakeqës dhe pengues të integrimit të vendit dhe pikërisht për këtë të fundit i shtrin dorën e bashkëpunimit PS-së. "Partia Demokratike duke mbetur e hapur për bashkëpunim luajal me opozitën u deklaron shqiptarëve se qëndrimet dhe vendimet e Edi Ramës nuk do të mund të pengojnë procesin e heqjes së vizave me BE-në", tha zëdhënësja e PD-së.

Sipas saj, vendimi i sotëm i opozitës është tërësisht në funksion të karrierës politike të Edi Rama, i cili ka për qëllim bllokimin e procesit të heqjes ë vizave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. "Me vendimin e tij të sotëm, Edi Rama faktoi se është i zhveshur nga çdo ndjenjë dhe normë morale njerëzore dhe se për interesa të veta personale është i gatshëm të marrë çdo lloj vendimi në dëm të qytetarëve shqiptarë", theksoi Mëhilli.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›