"Kodi eshte mbyllur, Meta e ka deren hapur"
Partia Socialiste nuk negociata per ndryshimin e Kodit te ri Zgjedhor. Ne menyre te prere, kryetari i selise roze, Edi Rama i ktheu pergjigje publike fteses se Metes per bashkepunim ne kete ceshtje, duke i thene se nuk ka me diskutime per ligjin zgjedhor. Por nga ana tjeter, ne PS dera eshte e hapur per bisedime te tjera, edhe pse Rama dyshon ne qendrueshmerine e Ilir Metes per diskutime parazgjedhore. "Qendrimi yne ka qene dhe mbetet i qarte. Kodi eshte ceshtje e mbyllur, dera jone eshte gjithnje e hapur", u shpreh Rama. Ne pergjigjen e kthyer per Meten, kreu socialist shprehu dyshime te thella dhe cudine per kerkesen e Metes per bashkepunim. "Po te doje vertete te bashkohet dhe te luftoje me ne, Ilir Meta, ta thote dhe mire se te vije. Por, fatkeqesisht, u bene kohe, qe ai cfare thote nje dite, nuk e thote nje dite tjeter", replikoi Rama. Me kete qendrim, kreu i opozites se majte, i la nje dere te hapur kundershtarit te tij Meta per bashkepunim, pse jo dhe negociata parazgjedhore. Dy dite me pare, kreu i LSI-se i beri thirrje selise roze per bashkepunim dhe jo vetem per Kodin Zgjedhor. Madje, Meta kerkoi ndihmen e figurave te hershme ne PS, si Servet Pellumbi, Dritero Agolli dhe Rexhep Meidani, te ndihmojne ne afrimin e realizimin e takimit Rama-Meta.