E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kompleksi përball Kalasë, fitohet nga studioja hollandeze

18/03/2005  Përfundon konkursi mbi kompleksin 5 dhe 7 kate përbri ndërtesës 84 metra

Projekti i ideuar nga hollandezi Winy Maas, fitoi konkursin për ngritjen e një kompleksi tregëtar në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit me Unazën e Tiranës.

Tre studio ndërkombëtare të arkitekturës dhe një studio shqiptare konkuruan dje midis tyre për tre objekte pesë deri 7 kate që krijojnë një kompleks urban. Studiot ndërkombëtare janë MVRDV- Hollandë, Valerio Olgiati-Zvicër, Mario Bellini-Itali dhe Njësia e Planit Rregullues-Shqipëri. Ky kompleks është para selisë së Partisë Demokratike, përball me “Bar Kalanë”, në krah do të ketë ndërtesën 84 meta të lartë, për të cilën u zhvillua konkursi vitin e kaluar. Midis dy ndërtesave do të ketë një oborr të rëndësishëm, që ishte një nga pikat e rëndësishme të lkëtioj konkursi. Parkimet janë tre kate nën tokë,kati i parë do të jetë kompleks tregëtar, më pas zyra dhe zona rezidenciale. Këto ndërtesa po ngrihen në përputhje me planin urbanistik të qendrës së Tiranës, hartuar nga Studioja franceze, Architecture Studio.

Ky kompleks ka një fsadë të rëndëishme që ballafaqohet në jug me Kalanë dhe Parlamentin e sotëm, që do të jetë Teatri Kombëtr i së nesërmes dhe në Veri me qytetin modern të së ardhmes.Në kët ëkonkurs e rëndëishme ishte dhe mënyra se si do të harmonizohen këto dy ndërtesa, ajo “Gjergji Center” me ndërtesën 84 metra tëlartë.

Juria përbëhet:

Edi Rama-Krytar i Bashkisë së Tiranës

Artan Shkreli-Këshilltar i Kryeministrit

Dinka Pavelic-Arkitekt, Kroaci

Eleni Gigantes-Arkitekt, Belgjikë

Katia Accissato-Arkitekt, Zvicër

Vincente Guallart-Arkitekt, Spanjë

Anri Sala-Artist, Shqipëri

Pandeli Carapuli-Investitor

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›