Tentoi vrasjen e Borovës, dënohet me 24 vite burg
30/03/2005 Gjykata ka marrë dje vendimin, duke pranuar kërkesën e akuzës
TIRANË- Kërkesa e prokurorit për të dënuar me 24 vite burg të pandehurin Arsim Lita, nuk ka ndryshuar. Gjyqtari Altin Abdiu e deklaroi fajtor të pandehurin Lita, për akuzën e vrasjes me paramendim dhe atë të vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë ndaj Ilirjan Zhupanit dhe Ilirjan Borovës. Pavarësisht se gjykimi u zhvillua në mungesë, provat e dorëzuara nga Prokuroria ishin të mjaftueshme për gjykatën, për ta deklaruar fajtor Arsim Litën dhe të pafajshëm të pandehurin Avzi Çejku. Ky i fundit u gjykua për akuzën e moskallëzimit të krimit. Dosja penale me emrin e të pandehurit Arsim Lita, u rikthye në Shkallën e Parë të gjykimit me vendim të Apelit. Në gjykimin e parë, gjyqtari Gjin Gjoni e deklaroi të pafajshëm Litën për të dyja akuzat. Ndërkohë që prokurori i çështjes nuk qe dakord me këtë vendim. Apeli, pasi ka marrë në shqyrtim ankimin e prokurorit Bledar Bejko, konstatoi shkelje të rënda të kryera gjatë gjykimit nga ana e gjyqtarit Gjin Gjoni, duke rikthyer çështjen për rigjykim. Një nga provat që deklaroi fajtor Litën, ishte makina e krimit, e cila iu kap të pandehurit Avzi Çejku.
Ngjarja
Sipas vendimit të gjykatës, objektivi i të pandehurit Arsim Lita, më 7 nëntor të vitit 2001, ka qenë Ilirjan Borova, vëllai i Ervin dhe Ergys Borovës, vrarë në vitin 1999, muajt mars dhe prill. Hetimet për dy vëllezërit janë pezulluar, pasi autorët nuk janë identifikuar. "Vrasje për hakmarrje", kështu e ka cilësuar Ilirjan Borova atentatin kundër tij. Më 7 nëntor 2001, ndonëse objektivi i autorëve ka qenë Borova, mbeti i vrarë shoku i tij i servisit, Ilirjan Zhupani, vetëm me një plumb. Ndërsa Ilirjan Borova mori gjithsej gjashtë plagë. Nga gjykimi i bërë nën drejtimin e gjyqtarit Gjin Gjoni, Arsim Lita doli i pafajshëm. Vendimi u dha më 7 maj 2003. Të njëjtin fat e pati edhe Avzi Çejku, i cili u akuzua për moskallëzim krimi. Gjykata tha dje në vendim se, më 7 nëntor 2001, Ilirjan Borova, i cili ishte kthyer nga emigrimi në datën 12 gusht 2001, së bashku me shtetasin Ardian Veizi, shkojnë në afërsi të "Brrylit" për të riparuar makinën nga pjesët xhenerike. Sapo mbërrijnë te servisi, Borova së bashku me shokun lënë makinën dhe duhej të gjenin pjesët e ndërrimit. Për t'i gjetur sa më shpejt, ata marrin me vete punëtorin e servisit, Ilirjan Zhupani. Por, kur kalojnë urën "Ali Demi" parakalohen nga një automjet me targa të huaja. Ilirjan Borova ka qenë objektivi i këtij atentati, saktësoi gjykata, duke e mbështetur në provat e servirura. Pas plagosjes së rëndë në spital, Borova ka dëshmuar se atentati është bërë kundër tij dhe jo ndaj Zhupanit, që drejtonte “Benzin”. Ai ka treguar se nuk i ka njohur ata që e qëlluan, por, nëse do t’i shihte ishte i bindur se i njihte fizikisht. Borova është shprehur i bindur se, atentati ndaj tij lidhet me dy vrasjet e vëllezërve në vitin 1999, Ervin dhe Ergys Borovën. Për veten e tij, ka deklaruar se nuk ka patur probleme. Borova ka identifikuar mjetin tip „Benz“ ngjyrë vishnje, me targa të huaja, nga ku u qëllua dhe faktin tjetër se autori ishte i shoqëruar nga dy të tjerë. Ai ka qenë i bindur se, arsyeja është thjeshtë hakmarrje dhe lidhet me djemtë e rrugës së Kavajës.