Punët shtëpiake janë melhem i vërtetë
31/03/2005 Të mirat nga pastrimi i shtëpisë
Duaje lavatriçen, kuptoji misteret e hekurit të rrobave, shtro tavolinën... Janë veçse, disa nga urdhëresat e manualit që mund të zgjidhë problemet e shumë beqarëve nga halli dhe donzhuanëve të dështuar dhe që në Britaninë e Madhe, është shitur në më shumë se 50 mijë kopje. Bëhet fjalë për "Household Management for Men" (Mirëmbajtja e shtëpisë për meshkujt), me autor Nigel Browning, një libër ku tregohet se si mund të bësh të lumtur jetën sentimentale, nëpërmjet një përkushtimi të thellë ndaj pastrimit të shtëpisë, përkushtim që, përveçse seksit tjetër i pëlqen jashtë mase, ka të mirën, se ta bën trupin gjithë muskuj e sportiv. Me fjalë të tjera, punët shtëpiake i bëjnë mirë trupit, shpirtit dhe të fejuarës. Manuali i Browningut, u premton kështu, edhe meshkujve më të paaftë të përmirësojnë aftësitë e tyre, brenda mureve të shtëpisë në të mirë të mirëqenies së tyre shpirtërore. Në fakt, sipas librit, punët e shtëpisë janë “një ushtrim aerobik” që, jo vetëm forcojnë muskujt, por “të kursejnë kohë, vënë rregull dhe të bëjnë më seksi”.
Ja urdhëresat që duhen mësuar përmendësh:
Duaj lavatriçen tënde; kuptoji misteret e hekurit të rrobave; shtro tavolinën; bëju ballë njollave dhe mëso të presësh mishin e pulës kur të vijnë miq në shtëpi. Për ata që nuk arrijnë të dallojnë furçën e divanit nga ajo e tapetit, është shumë i dobishëm kapitulli mbi sekretet e fshesës me korent me titull, "Njih aksesorët e tu". Sipas librit, pasi të kuptohet vlera e mrekullueshme e këtij aparati, ta përdorësh do të jetë pastaj aq eksituese, sa "të ngasësh një kabriole brenda shtëpisë". Manuali përfshin edhe një seksion të dobishëm për gabimet që nuk duhen bërë në dhomën e gjumit. Ndalohet rreptësisht, të presësh thonjtë mbi dyshek, ose të kalbë mbulesat duke u dhënë pas peshqirëve që kullojnë ujë. “Përfytyrojeni pak çfarë efekti do të kishte kjo mbi të fejuarën e mundshme dhe pyeteni veten nëse në të ardhmen do të dojë ta shohë prapë (krevatin)", saktëson Browning, në librin e vet. Përveç këtyre, nuk mungojnë edhe rregullat bazë, për mirëmbajtjen e ambienteve të banjos, ku gratë vdesin për ta qëmtuar me hollësi. Lavamani duhet të lahet përditë, duke hequr mbetjet e mjekrës së rruar, ose pastë dhëmbësh të rënë rastësisht. Gjithashtu, është me rëndësi të mos harrosh hedhur andej-këtej, të brendshmet e palara në dysheme, të kesh përherë një rrotull letre higjenike rezervë dhe vendin të pastruar përherë nga “surpriza të padëshirueshme”. Përmenden në fund, edhe disa këshilla në veshje, si për shembull, si nuk duhen veshur asnjëherë, rrip e çorape të bardha me këpucë të zeza.