E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e minatorëve, zbardhet korrespondenca me “ACR”

Kryetari i grevë së minatorëve Luan Nika dhe administratori i firmës austriake “ACR”, Giga Bedineishvili kanë komunikuar mes tyre nëpërmejt sms-ve, në lidhje me plotësimin e kërkesave të minatorëve.
Kompania austriake “ACR”, i ka komunikuar kryetarit të grevës së urisë, pranimin e kërkesës nga ana e saj, për rritjen e pagës me 20% për minatorët.
Ka qenë administratori i firmës, Giga Bedineishvili, i cili i ka shkruar kryetarit të grevës së urisë, Luan Nikës, aprovimin e Bordit Drejtues të kësaj firme, për rrritjen e pagës në masën 20%.

“ACR është e hapur për bisedime për çështje të tjera. Në bisedime nuk duhet të ketë ndërhyrje të jashtme. Bisedimet do të zhvillohen për të zgjidhur hallet e përbashkëta”, ka theksuar ai.
 

Por nga ana tjetër, minatorët nuk e kanë pranur rritjen e pagës në këtë masë. Në emër të tyre ka komunikuar, kryetari i grevës së minatorëve, i cili ka ripërsëritur edhe njëherë kërkesën për dorëheqjen e Bedineishvil. Ai e konisderon doëreheqjen e këtij të fundit në të mirë të minatorëve. Po ashtu Nita ka kërkuar edhe dorëheqjen e administratorit shqiptar të firmës “ACR”. Komunikimi mes Nikës dhe Bedineishvit ka ndodhur pasditen e sotme.

Nesër pritet të jetë edhe fundi i grevës së urisë. Mund të ketë një kompromis me minatorët, pasi vet kompania “ACR”, ka njoftuar administratorët dhe kryetarin e Bashkisë së Bulqizës, Roland Keta, i cili ka marrë rolin e kryenegociatorit, për zhvillimin e një takimit. Nuk është përcaktuar ndonjë orar, por pritet që nesër të arrihet kompromisi mes minatorëve dhe “ACR”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›