Somali, anija italiane kap 9 piratë
Një anije ushtarake italiane, e përfshirë në misionin evropian kundër piraterisë, ndërhyri duke dërguar një helikopter për të ndaluar një sulm pirat kundër një anijeje transporti. Fillimisht, ushtarët italianë i penguan piratët të ngjiteshin në anijen e transportit, për t‘u përfshirë më pas në këmbime zjarri me piratët deri në çastin e dorëzimit të tyre. Aktualisht, nëntë piratët gjenden në bordin e anijes italiane në pritje të vendimit për vendin ku do dërgohen për t‘u gjykuar.