Somalia e njeh Republikën e Kosovës
Republika e Somalisë është vendi i 69-të, që e ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës.
Ky vend afrikan e ka bërë të ditur vendimin sot më 19 maj, njofton Ministria e Jashtme e Kosovës, nëpërmes një komunikate për shtyp.
"Me një notë diplomatike drejtuar Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës, përkatësisht postuar ministrit Hyseni, i cili gjendet në New York, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Somalisë konfirmon vendimin e qeverisë së këtij vendi për njohjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran", njoftoi MPJ.
Më tej, në notën diplomatike thuhet se vendimi është marrë në bazë të kërkesës zyrtare për njohje të nënshkruar nga presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Po ashtu, në notë thuhet se qeveria e Somalisë është e vetëdijshme për kontributin vital që Republika e Kosovës ka dhënë për stabilitetin dhe koekzistencën paqësore në Ballkan.
Republika e Somalisë, me kryeqytet Mogadishu-n, ka një sipërfaqe prej 637 540 kilometra katrorë dhe rreth 9,8 milionë banorë. Kufizohet me Djiboutin, vendi i cili e njohu Kosovën më 12 maj, si dhe Keninë, Jemenin dhe Etiopinë.