MPJ merr ftesën për Samitin e Sarajevës

Komisioni Evropian ia ka përcjellë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës ftesën e Presidencës Spanjolle të BE-së për pjesëmarrjen e Kosovës, përkatësisht ministrit të Punëve të Jashtme, Skender Hyseni në Samitin e Sarajevës, i cili do të mbahet në 2 qershor.
Në ftesë qartazi thuhet se, takimi do të mbahet nën formatin “Gymnich”, format me të cilin institucionet e Republikës së Kosovës janë pajtuar, për shkak se ofron një pjesëmarrje të barabartë me vendet e tjera, thuhet në njoftimin e MPJ-së.