Somalia mes varferise dhe Al Kaedes

Gjashtë fëmijë vdesin çdo ditë në shtetet e pllakosura nga thatësira në Kepin Afrikan. Pasi Kombet e Bashkuara shpallën gjendjen e urisë në Somali, korrespondentët thonë se situata nuk është me e mirë as në shtetet e tjera të përfshira nga etja dhe uria, Etiopia, Kenia e Xhibuti.
Corriere della Sera i kushton një artikull të gjatë situatës në Somali, ish-koloni italiane, shtetit të varfër që jeton mes varfërisë dhe terrorizmit. Corriere shkruan se askush nuk e ka pritur një eksod të këtyre përmasave dhe agjencitë e OKB-së apelojnë për ndihma nga vendet donatore. Në Nairobi, Mark Bowden, koordinator i Kombeve të Bashkuara për ndihmat humanitare në Somali thotë se këto apele kanë rënë deri tani në vesh të shurdhër. Gjendja e emergjencës humanitare ka kuptimin se numri i fëmijëve të kequshqyer është rritur mbi 30% dhe 2 fëmijë në dhjetë mijë vdesin çdo ditë.
Por, situata aktuale i tejkalon edhe kushtet ekstreme të emergjencës, pasi kequshqyerjaa në zona të caktuara ka kapërcyer 50%, ndërsa numri i fëmijëve nën pesë vjeç që vdesin nga mungesa e ushqimit ka shkuar në 6. Bëhet fjalë për krizën humanitare më të rëndë në 60 vjet. Për dy sezone radhazi nuk ka rënë shi dhe njerëzit për mbijetesë kanë konsumuar edhe farat për mbjellje të reja.
Nga ana tjetër, situata politike në vend vazhdon të jetë në kaos. Programi Botëror për Ushqimin dhe agjencitë e tjera humanitare nuk kanë mundur të hyjnë në rajon që prej fillimit të 2010, pasi Jugu kontrollohet nga rebelët islamikë të al Shabaab, të lidhur me al Kaedën.
Grupi kontrollon pjesë të kryeqytetit Mogadishu dhe Somalisë qendrore. Në fillim të korrikut, madje, edhe rebelët lejuan ndihmat të hyjnë në zonat e tyre, disa thonë për shkak të zemërimit popullor, disa të tjerë thonë se rebelët ndodhen në kërkim të rryshfeteve.