Mungon infrastruktura Tirana eshte makthi i zjarrfikesve

Vetëm një ditë pas shkrumbimit të fabrikës së plastmasit në zonën e ish-poligrafikut në kryeqytet, kreu i zjarrfikësve hedh dyshime mbi shkaqet e rënies së flakëve. Në një intervistë për Albanian Screen, shefi i zjarrfikësve në Ministrinë e Brendshme, Dilaver Laçi tha se djegia e kabullit elektrik është një pistë e dyshimte, kjo dhe pas konstatimeve të forcave zjarrfikëse për mungesë të sigurisë teknike në fabrikë.
“Është diçka e dyshimtë shkaku nga një kabëll elektrik. Mund të jenë arsyet e tjera të cilat sot ose nesër mund të kristalizohen. Ajo që mund të themi është se ky objekt është kontrolluar disa herë nga shërbimi zjarrfikës dhe ka shkelje të sigurimit teknik në punë, që kanë materiale lehtësisht të djegshme dhe u bëj thirrje bizneseve të tjera pavarësisht nga kontrollet, se nuk do t’i tolerojmë”-tha Laçi.
Duke marrë shkas dhe nga ngjarja e ditës së djeshme, Laçi bëri apel për modernizimin e infrastruktures në mbështetje të zjarrfikësve, kjo pasi kryeqyteti nuk ofron as kushtet më minimale në rast emergjencash të tilla.
“Ne ftojmë shoferët që nëse dëgjojnë sinjalin e shërbimit zjarrfikës që të mendojnë për një çast që ka në dorë shpëtimin e jetës së njerëzve dhe të pasurisë. Problemi që është në Tiranë është problemi i shtrimit të rrugëve të reja dhe mosvendosja e hidranteve. Në dy, tre zona ka hidrante që mund të përdoren nga zjarrfikësit”-tha ai.
Brenda një harku kohor të shkurtër, në të gjithë vendin janë regjistruar tre emergjenca të rënda. Shtuar rastit të kryeqytetit, në Korçë zjarri i cili përfshiu Tecin e Maliqit rrezikoi një fabrikë sheqeri aty pranë, ndërsa nuk do të kalonte shumë kur i tërë kati i tretë i një pallati do të përpihej nga flakët.
Jul Kasapi