E Shtunë, 31 Tetor 2026

Somnambulizmi shkak nje defekt i ADN-se

SHBA 12 Shkurt NOA 8211 Nje pergjigje e mundshme eshte dhene nga studiuesit e Washington University School of Medicine te cilet jane drejtuar nga doktoresha Christina Gurnett dhe kjo ne lidhje me somnambulizmin.
Studimi i publikuar ne Neurology ka nxjerre ne pah origjinen e bezdisjes se gjumit dhe dicka e tille vjen si rrjedhoje e nje defeti te ADN-se. Per te provuar kete fakt studiuesit kane marre ne ekzaminim kodin gjenetik te nje familje somnambulesh te 4 gjeneratave. Ne 22 subjekte te analizuar somnambulizmi prekte faktikisht vetem 9 persona. Me sa behet e ditur studiuesit kane arritur ta gjejne deftin ne segmentin e kromozomit 20. 28 jane keshtu gjenet e perfshira ne kete hetim tek i cili shpresohet te nxirret nje pergjigje. Megjithate mund te thuhet me siguri se gjeni i adenozine deaminazi eshte i perfshire ne kete dukuri dhe eshte i njohur per lidhjen qe ka me gjumin ne lidhje me valet tipike te somnambulizmit.

r.b/NOA

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme LidhjeADN Somnambulizmi

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›