Sondazh, mbi 50% e kroatëve pro anëtarësimit në BE
ZAGREB- Më shumë se gjysma e kroatëve mbështesin anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Europian (BE), dhe 37 për qind janë kundër, sipas një sondazhi të agjencisë "Ipsos plus".
Sipas sondazhit, në një referendum për anëtarësimin e Kroacisë në BE do të merrnin pjesë 70 për qind e qytetarëve, nga të cilët 57 për qind do të votonin pro anëtarësimit, dhe 37 për qind kundër, ndërsa gjashtë përqind do të ishin të pavendosur.
Nëse në referendum do të merrnin pjesë të gjithë, pro anëtarësimit në BE do të votonin 53 për qind e qytetarëve, deklaroi Dragan Bagiç i agjencisë "Ispos plus", duke theksuar se mbështetja në vite për anëtarësimin e Kroacisë në BE është e qëndrueshme.
Gjithnjë sipas sondazhit, në referendum do të merrnin pjesë më shumë qytetarë se sa në zgjedhje.