E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazhet, PASOK vazhdon të ketë mbështetje në popull

ATHINE- Partia Socialiste greke e Jorgos Papandreut vazhdon të ketë mbështetje të madhe në popull, pavarësisht masave shtrënguese ekonomike të ndërmarra së fundi për të reduktuar deficitin buxhetor.
Një sondazh i fundit i publikluar sot nga gazeta ‘Proto Thema’ tregon se PASOK kryeson me 10% kundrejt konservatorëve. Konkretisht mbështetja popullore është 32.1% për PASOK dhe 22.1% për Demokracinë e Re. Rreth 60% e grekëve janë të bindur se Greqia do të shpëtojë nga kriza financiare.
Ndërkohë analistët thonë se euro vazhdon të jetë e rrezikuar. Në një shkrim të publikuar në Times Online thuhet se kancelarja gjermane Angela Merkel me paketën financiare të miratuar në mars, shpëton Greqinë, por ekspozon euron ndaj rrezikut për tu zhvlerësuar. Kjo sepse Greqia nuk do ti plotësojë dot kushtet e vendosura për një afat trevjecar, dhe do kërkojë më shumë kohë e më shumë para. Vec kësaj, Greqia nuk është i vetmi shtet në eurozonë që ka probleme të tilla, por edhe Portugalia dhe Sopanja. Analistët thonë se tregjet europiane vazhdojnë të jenë të destabilizuara dhe parashikojnë se në rast se situata vazhdon të agravohet me këto shtete, atëherë euro edhe mund të zhduket ose të vdesë, sic thuhet në artikullin e Times Online.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›