Kthimi i emigrantëve, fluks aplikimesh për karta e pasaporta
GJIROKASTëR- Një rrugë e dy punë , do të ishte shprehja më e vlefshme që shpjegon fluksin e emigrantëve që presin të aplikojnë për dokumentat e reja elektronike gjatë kësaj jave. Festa e Pashkëve i ka bashkuar ata me familjet në vendlindje, ndërkohë që përfitojnë nga qëndrimi këtu për tu pajisur me dokumentat e reja të identifikimit. Por kohëzgjatja e shkurtër e qëndrimit, vecanërisht në qytetin e Gjirokastrës nuk u lejon humbje kohë, ndërkohë që në zyrën e aplikimit ardhja e tyre është shoqëruar me fluks.
Në bazë të të dhënave të siguruara nga zyra e aplikimit në Bashkinë e Gjirokastrës, vetëm 2 ditët e fundit janë regjistruar rreth 100 aplikime, një numër rekord krahasuar me ditët normale. E ndërsa në funksion është vetëm një kompjuter, kjo situatë përsëritet në cdo sezon të kthimit të emigrantëve, sikurse ndodh gjatë mujave të verës apo edhe festave të fundvitit.
(e.n/News24/BalkanWeb)