E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR-i fillon zhvendosjen nga Shtërpca

SHTERPCE- Rreth 150 ushtarë të KFOR-it filluan sot tërheqjen nga Shtërpca në bazën Bondstill.
Ushtarët nga Ukraina dhe Polonia ishin të vendosur në Shtërpce afro 11 vjet më parë, ndërsa tani do t'i mbikqyrin zhvillimet përmes patrullimeve.

Komandanti i bataljonit, Mihail Zabrocki, ka thënë se ushtarët kanë lënë pas një situatë të mirë sigurise, të cilën tashmë do ta ndjekin nga baza amerikane Bondstill.

"Policia e Kosovës duhet vetë të punojë për ruajtjen e sigurisë, ndërsa KFOR-i do jetë hapi i dytë apo i tretë i sigurisë. Në çdo moment do të jemi të gatshëm t'u ndihmojmë njerëzve në komunën e Shtëprces", ka thënë Zabrocki.
(e.n/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›