E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falja e kamatvonesave, skadon afati, përfituan 60 mijë fermerë

TIRANE- 60 mijë fermerë në të gjithë vendin kanë përfituar nga falja e kamatvonesave dhe u përfshinë në skemën e sigurimeve shoqërore.
Afati për faljen e kamatvonesave përfundoi më një prill. Drejtuesit e Institutit të Sigurimeve Shoqërore ngrenë si problem mungesën e interesit të të rinjve për tu siguruar.
“Shuma absolute e të ardhurave nga kjo skemë është rreth 600 milionë më shumë se e njëjta periudhë e mëparshme. U përfshinë fillimisht rreth 60 mijë fermerë të cilët e mirëkuptuan këtë falje të kamatvonesave. Nuk janë të prirur për sigurime shoqërore të rinjtë të moshave deri në 30 vjec.” shprehet drejtori i Kontributeve në ISSH, Naim Balluku.

Drejtuesit e ISSH-së shpjegojnë se pas datës 1 Prill të gjithë fermerët do të sigurohen pa lehtësi në bazë të tarifave të përcaktuara nga ligji. Në rast se sigurimi nuk bëhet brenda 3 muajve, atëherë fillon aplikimi i kamatvonesave.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›