Pashkët rikthejnë në vendlindje mijëra emigrantë
GJIROKASTER- Festa e Pashkëve ka rikthyer në Shqipëri mijëra emigrantë që ashtu sikurse cdo vit kanë zgjedhur vendlindjen për ta celebruar.
Fluksi më i lartë i emigrantëve është regjistruar kryesisht në pikën kufitare të Kakavijës. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit kanë kaluar kufirin mbi 9 mijë persona dhe 3 mijë automjete. Ndërsa në orët e fundit kanë hyrë drejt tokës shqiptare mbi 3800 shtetas dhe një mijë automjete.
Aktualisht nuk ka fluks në këtë pikë doganore, ndërsa po punohet me 8 sportele.
Edhe në Kapshticë momentalisht ka rënie të fluksit të emigrantëve që kthehen nga Greqia. Në orët e fundit janë regjistruar 1400 persona dhe 380 automjete, ndërsa pala shqiptare vijon të punojë me 8 sportele.
(e.n/BalkanWeb)