Tenton të abuzojë me të miturën, arrestohet 38 vjecari
TEPELENE- Tenton të abuzojë seksualisht ndaj një të miture, por bie në prangat e policisë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në banesën e Qëndrim çunit, ku 11-vjecarja kishte shkuar të priste vajzën e tij me të cilën ishte shoqe.
Por në momentin që e mitura ka shkuar në banesë, vajza e të arrestuarit nuk ka qënë e pranishme dhe 38-vjecari ka përfituar nga rasti duke tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë.
E trembur vajza ka nisur të bërtasë dhe më pas është larguar nga banesa duke njoftuar dhe policinë. 11-vjecarja ka treguar gjithcka në praninë e prindërve, policisë dhe psikologes.
Më pas forcat e policisë kanë arrestuar Qëndrim çunin, i cili tashmë do të përballet me akuzën e tentativës për marrëdhënie seksuale me të mitur.
(e.n/News24/BalkanWeb)