E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhi/ 60 për qind e qytetarëve të Maqedonisë mendojnë se do përkeqësohen marrëdhëniet ndëretnike

Mbi 60 për qind e qytetarëve të anketuarve besojnë se marrëdhëniet ndëretnike në periudhën e ardhshme do të keqësohen, kurse vetëm shtatë për qind mendojnë se do të përmirësohen.
Këto janë rezultat e sondazhit të Institutit “Progres” të fundit nga vargu i sondazheve të opinionit publik, sipas të cilit qytetarët kanë parashikime të këqija për marrëdhëniet midis dy komuniteteve më të mëdha etnike, maqedonasit dhe shqiptarët.
Sipas analistit politik Petar Arsovski, për momentin po bëhen dy gjëra më të këqija që ndikojnë në marrëdhëniet ndëretnike.
Nga njëra anë, thotë ai, nuk zgjidhet problemi me emrin, ndërsa njëkohësisht po vazhdon politika e ndërtimit të përmendoreve dhe kështu me radhë.
Ai vlerëson se marrëdhëniet ndëretnike janë përkeqësuar në vazhdimësi gjatë një apo dy vjetëve të fundit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›