Sondazhi, 72.4% e banorëve të Durrësit kundër ndërtimit të TEC-it në Porto RomanoNga TemaNë një anketim të zhvilluar nga organizata jofitimprurëse, EDEN, 72.4% e banorëve të Durrësit janë shprehur kundër projektit të qeverisë për ndërtimin e TEC-it m
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sondazhi, 72.4% e banorëve të Durrësit kundër ndërtimit të TEC-it në Porto RomanoNga TemaNë një anketim të zhvilluar nga organizata jofitimprurëse, EDEN, 72.4% e banorëve të Durrësit janë shprehur kundër projektit të qeverisë për ndërtimin e TEC-it me qymyr në Porto Romano. Sipas këtij anketimi, 44% e të intervistuarve nuk e dinë fare që TEC-i do të punojë me qymyr, ndërkohë që vetëm 6% prej tyre janë informuar nëpërmjet konsultimeve me publikun për ndërtimin e tij, ndërsa 60% prej tyre thonë se janë vënë në dijeni nëpërmjet medies. Banorët janë shprehur se duan që ta shohin Durrësin një qendër të rëndësishme të turizmit, dhe jo një qendër të prodhimit të energjisë. Ata thonë se qeveria duhet që të investojë më shumë në infrastrukturë dhe mjedis, në të kundërt nga planet e saj.
Anketa
Nënshkrimi i marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për ndërtimin e një termocentrali në Porto Romano, ka bërë që organizata EDEN të zhvillojë një anketë në lidhje me mendimin që kanë qytetarët e Durrësit për këtë projekt. Anketa është zhvilluar me banorët e Durrësit, Porto Romanos, Manëzit, Sukthit dhe Maminasit, të cilët preken drejtpërdrejtë nga ndërtimi i TEC-it me qymyr. “Qëllimi i anketës ishte vënia në dukje e sasisë dhe saktësisë e informacionit që kanë marrë
banorët e këtyre zonave, të cilët konsiderohen si potencialisht të ndikueshëm nga ndërtimi i TEC-it”, - thanë organizuesit e anketës. Sipas këtyre të fundit, nga banorët e marrë në intervistë, 72.4% prej tyre janë shprehur kundër ndërtimit të këtij TEC-i, 6.2% prej të intervistuarve janë shprehur të pasigurt, ndërkohë që vetëm 21.4% e të intervistuarve janë shprehur pro projektit të përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane. Sipas kësaj ankete, 7.2% e të intervistuarve nuk e kanë idenë se çfarë është një TEC, 6.8% prej tyre nuk kanë dëgjuar asnjëherë për ndërtimin e TEC-it në Porto Romano, ndërsa 44% e të intervistuarve nuk e dinë që termocentrali në Porto Romano do të punojë me qymyr. Ndërkohë, organizuesit e anketës shprehen se banorët nuk janë konsultuar dhe informuar në lidhje me ndërtimin e TEC-it dhe pasojat e këtij të fundit. Kështu, sipas anketës, vetëm 6% e të intervistuarve janë informuar në lidhje me ndërtimin e TEC-it në fjalë nëpërmjet konsultimeve me publikun, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre, 60.1%, janë informuar nëpërmjet medies dhe pjesa tjetër, 21.9%, janë informuar përmes miqve të tyre. Organizata EDEN ka intervistuar banorët edhe në lidhje me mendimin e tyre mbi faktin e pasojave që TEC-i do të ketë mbi ta. Nga anketa rezultoi se 53.7% e të intervistuarve mendojnë se ky TEC ndikon negativisht në mjedis dhe 51% e tyre mendojnë se ndikon negativisht në shëndet, ndërsa 30% e tyre mendojnë se do të ndikojë negativisht në bujqësi dhe 45.9% mendojnë se do të ndikojë negativisht në turizëm. Banorët janë shprehur se qeveria duhet që të investojë për përmirësimin e turizmit dhe mjedisit në Durrës dhe jo për projekte energjitike.
Organizata
“EDEN është një organizatë jofitimprurëse, jopolitike, që synon të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe të një mjedisi të shëndetshëm përmes informimit, edukimit dhe ofrimit të shërbimeve në partneritet me aktorët e interesuar. Informimi dhe pjesëmarrja publike është një nga fushat tona të punës, në kuadër të së cilës është ndërmarrë edhe anketimi që po ju prezantohet. Për më shumë rreth EDEN vizitoni faqen tonë në internet: www.eden-al.org”, - shprehën përfaqësuesit e organizatës që kanë kryer anketimin me banorët e Durrësit në lidhje me ndërtimin e TEC-it në zonën e Porto Romanos. Këta të fundit shprehen se, përpara se të merret vendimi përfundimtar mbi ndërtimin e TEC-it prej 1600 MW në Porto Romano, duhet të merret parasysh vullneti i banorëve të zonave të prekura (bazuar kjo në të drejtën që iu jep kuadri ligjor shqiptar). “Tregohet qartë se vetëm 21,4% e të intervistuarve janë dakord me ndërtimin e këtij impianti ndotës e me pasoja të pariparueshme në mjedis. Kjo do të thotë se shumica e tyre (72.3%) nuk e duan një vepër të kësaj natyre në oborrin e tyre”, - pohon organizata EDEN. Sipas kësaj të fundit, “shifra 44%, që tregon se gati gjysma e të intervistuarve nuk e dinë se ky TEC do të djegë qymyr, lënda që sipas studimeve rezulton të jetë më ndotësja, tregon për një proces të dobët informimi nga investitori dhe palët e interesuara. Për më tepër, anketa tregon se vetëm një pjesë fare e vogël e të intervistuarve (6%) janë informuar nga konsultimet me publikun të kompanisë italiane “Enel”. Rol të rëndësishëm në informim ka luajtur media vizive dhe e shkruar, e cila ka informuar rreth 60% të të intervistuarve”.