E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazhi: PD 42% ndersa PS 40% Rozeta Rapushi

Sondazhet e para te bera publike dje vetem pak minuta pas mbylljes se procesit te votimit te djeshem, nxjerrin fituese per nje mandat te trete qeverises, Partine Demokratike dhe koalicionin e saj. Fondacioni Civitas Albania, shpalli dje rezultatet e Exit Poll-it me Anzalone Liszt Research (ALR), nje firme e specializuar ne hulumtime, e cila ka kryer edhe Exit Poll-e ne SHBA per fushaten e Presidentin Barack Obama ne vitin 2008 dhe 2012, nga ku nxjerr Partine Demokratike fituese te ketyre zgjedhjeve me 42% te votave ndersa Partine Socialiste te dyte, me 40% te votave. Epersi ne perqindje ka edhe koalicioni i djathte perballe atij te majte. Keshtu, sipas te dhenave te sondazhit, Aleanca per Punesim, Mireqenie dhe Integrim, udhehequr nga Kryeministri Sali Berisha, ka fituar me 48 per qind te votave ne zgjedhje. Ndersa Aleanca per Shqiperine Evropiane, drejtuar nga Edi Rama 46 per qind ne rang vendi. “Koalicioni i majte 46%, ne rang kombetar. Koalicioni i djathte 48 % ne rang kombetar. Koalicionet ndahen me 2% nga njera-tjetra”, - informoi Jeffrey Liszt. Te dhena, fondacioni dha edhe per ndarjen e mandateve te deputeteve per te 12 qarqet e vendit, nga ku rezultoi se Partia Demokratike merr nga nje mandat shtese ne Qarkun e Lezhes, ate te Durresit dhe te Fierit. Nderkohe qe sipas sondazhit, e pandryshuar mbetet situata ne qarqet e tjera te vendit, krahasuar me kater vite me pare, zgjedhjet e 2009. “Ne 5 qarqet e prezantuara fillimisht Durres, Elbasan, Tirane, Lezhe dhe Fier, do kemi nje mandat plus nga Durresi per PD, nje mandat plus nga Fieri per PD dhe nje mandat plus nga Lezha, per PD. Sondazhet qe kryen ne qarqet e medha jane me te sakta, pasi numri i te pyeturve eshte me i madh”, - informoi dje Liszt. Gazeta “Koha Jone” boton te plote shperndarjen e mandateve te deputeteve ne keto zgjedhje sipas fondacionit Civitas Albania. Ky fondacion u shpreh se per realizimin e sondazhit u zhvilluan gjithsej 7266 intervista ne terren. Per te realizuar intervistat punuan ne terren 100 intervistues ne te gjithe Shqiperine. “Çdo intervistues, ka marre intervista ne menyre te rastesishme ne qendrat e votimit, te cilat u zgjodhen po ne menyre te rastesishme. Marzhi i gabimit eshte plus minus 1.2 per qind. Ndersa per disa grupe te vogla, marzhi mund te jete me i larte. Rezultati shume i perafert”, - u shpreh Liszt. Fondacioni Civitas dhe Anzalone Liszt Grove Research sipas drejtuesve, ka kryer me mijera intervista te shperndara ne 12 qarqe te vendit, ndersa shtoi se po evidenton rezultate ne rang kombetar.

Te dhenat ne baze te qarqeve

Qarku Mandate Mandate

Durres PD 8 PS 5

Elbasan PD 7 PS 7

Fier PD 7 PS 9

Lezhe PD 5 PS 2

Tirane PD 16 PS 16

Berat PD 3 PS 5

Diber PD 4 PS 2

Gjirokaster PD 2 PS 3

Korce PD 6 PS 6

Shkoder PD 7 PS 4

Vlore PD 5 PS 7

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›