Venezuelë, mbi 17 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit
Karakas - Të paktën 17 persona humbën jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak në Venezuelë. Burimet e para bëjnë të ditur se helikopteri i ushtrisë venezueliane ishte duke patrulluar në kufirin me Kolumbinë. Mes viktimave ndodhet një gjeneral i lartë, disa zyrtarë të tjerë, dhe një civil.
Lajmin e konfirmoi edhe presidenti Hugo Çavez, i cili deklaroi se nga aksidenti kishin mbetur të vdekur 18 persona, dhe jo 17, nga sa kishte njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve. Shkaqet e rrëzimit të helikopterit mbeten ende të pazbardhura. Venezuela ka një vijë të gjatë kufitare me Kolumbinë, që kalon përmes rajoneve malore dhe të xhunglës ku strehohen grupe të ndryshme rebele dhe të trafikut të drogës.