E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhi i “Zogby”: Berisha nuk ka asnjë shans për kryeministërNga TCHNëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, qytetarët shqiptarë do të votonin, 40% për Partinë Demokratike dhe 38% për Partinë Socialiste. Kështu thotë sondazhi i “Zogby International” i

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sondazhi i “Zogby”: Berisha nuk ka asnjë shans për kryeministërNga TCH

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, qytetarët shqiptarë do të votonin, 40% për Partinë Demokratike dhe 38% për Partinë Socialiste.

Kështu thotë sondazhi i “Zogby International” i kryer në bashkëpunim me Top Channel, që përfshin periudhën 23 maj-10 qershor, 1 mijë persona të pyetur dhe një marzh gabimi prej 3%.

Sipas sondazhit, pas dy partive të mëdha vijnë LSI me 4%, G99 me 2%, ndërkohë që 8% janë të pasigurt dhe 2% refuzojnë të tregojnë votën. Edhe Poli i Lirisë arrin dy% të votave.

Ndërsa për sa u takon koalicioneve, Aleanca për Ndryshim e kryeministrit Berisha dhe Bashkimi për Ndryshim i Edi Ramës do të merrnin të dy nga 42% të votave.

Në këtë mënyrë duket se asnjë palë nuk do e ketë të lehtë që të krijojë një qeveri. Megjithatë, duhet pritur që të shihet si do përkthehen përqindjet në mandate në qarqe të ndryshme.

Për sa i përket vlerësimit të performancave të liderëve politike, 45% kanë mendim pozitiv për kryeministrin Berisha, ndërsa 53% kanë mendim negativ.

Ndërsa për kryetarin e PS, Edi Rama, 50% kanë mendim negativ dhe 46% pozitiv. Ndërkohë, 2% për Berishën dhe 4% për Ramën shprehen të pavendosur.

Një pyetje e re që u është drejtuar të intervistuarve në sondazh ka qenë, a keni votuar në zgjedhjet e mëparshme, ku 79% e të pyeturve janë shprehur po, ndërsa 20% jo.

Gjithashtu, pyetjes “A besoni nëse vota juaj do të bëjë diferencën?” 76% i janë përgjigjur pozitivisht, 20% negativisht dhe 4% janë shprehur të pavendosur.

Po ashtu, 79% besojnë se zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme, 17% mendojnë të kundërtën, ndërsa 4% refuzojnë të përgjigjen.

Një tjetër pyetje e re që u është drejtuar pjesëmarrësve në sondazh është: A dispononi kartë identiteti? 45% janë përgjigjur po, 21% jo, por kemi aplikuar dhe 31% jo, por do aplikojmë. Ndërkohë që 58% e të pyeturve janë shprehur se kanë pasaportë të vlefshme.

Për sa u përket çështjeve që interesojnë më shumë shqiptaret, ne vend të parë mbetet papunësia me 66%, e ndjekur nga ekonomia me 60%, varfëria me 40%, çmimet e larta dhe inflacioni me 28%, korrupsioni në qeveri me 22% dhe shkollat dhe arsimi me 12%.

Lidhur me drejtimin që po merr Shqipëria, 57% shprehen se ajo po shkon në drejtimin e duhur, ndërsa 32% në drejtimin e gabuar.

Të pyetur se çfarë mendojnë për situatën e sotme krahasuar me 4 vjet më parë, 37% janë shprehur se janë më mirë, 30% më keq dhe 33% mendojnë se janë njësoj.

Ndërkohë që për sa i përket së ardhmes, të intervistuarit janë shprehur optimiste, pasi 70% kane deklaruar se situata ekonomike pas 4 vjetësh do të jetë më e mirë, 6% janë shprehur negativisht, 16% mendojnë se do të jenë njësoj, ndërsa 8% shprehen të pavendosur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›