E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazhi i "Zogby": PD, 34%. PS, 39%

Partia kryesore e opozitws nw krahasim me muajin janar, nw sondazhin e dytw tw Zogby Internacional wshtw ngjitur me dy pikw ndwrsa forca kryesore e mazhorancws me katwr pikw. Gjithwsesi diferenca mes tyre vazhdon tw jetw me pesw pikw nw avantazh tw Partisw Socialiste. Nw vend tw tretw vazhdon tw qwndrojw Lwvizja Socialiste pwr Integrim teksa janw shfaqur nw tabelwn e rezultateve pwr muajin shkurt edhe G99, PSD apo PAA. Ajo ccka bie nw sy wshtw ulja e numrit tw personave qw nuk kanw vendosur pwr kw do tw votojnw.

Zogby 2

Nwse zgjedhjet e pwrgjithshmw parlamentare do tw mbaheshin nw muajin shkurt 2009, Partia Socialiste do tw arrinte tw fitonte mbwshtetjen e 39% tw votuesve. Sakaq, Partia Demokratike rezulton tw mund tw grumbullojw mbwshtetjen e 34 % tw votuesve. Ky wshtw thelbi i sondazhit tw publikuar dje nga Zogby International pwr muajin shkurt. Nw vend tw tretw vazhdon tw jetw Lwvizja Socialiste pwr Integrim e drejtuar nga Ilir Meta, me 5% tw votuesve. Partia G99 e drejtuar nga Erion Veliaj, pwrfshirw nw sondazh pwr muajin shkurt ka arritur tw grumbullojw 2% tw kampionit tw sonduar. Nw rezultatet e muajit shkurt kanw dalw nw tabelw edhe parti tw tjera qw mungonin nw sondazhin e mwparshwm. Tw tilla janw Partia Socialdemokrate dhe Partia Agrare Ambientaliste. Ato, sw bashku me Partinw Demokristiane, Partinw Bashkimi pwr tw Drejtat e Njeriut dhe Partinw Republikane vazhdojnw tw mbeten nw mbwshtetjen 1%. Njw e dhwnw interesante wshtw edhe ajo e kategorisw sw tw pavendosurve nw lidhje me preferencwn e tyre politike. Ajo paraqitet nw maswn 12 % duke shwnuar kwshtu njw ulje me 7 pikw teksa njw masw prej 4% nuk kanw preferuar tw pwrgjigjen. Pyetjes sw cilat janw ccwshtjet mw shqetwsuese pwr shqiptarwt nw muajin shkurt; papunwsia vazhdon tw jetw e para me 67%, ekonomia vjen nw vend tw dytw me 64%, varfwria kalon nw vend tw tretw me 43% e ndjekur nga korrupsioni nw qeveri me 31%. Sakaq, 24 % e tw pyeturve e shikojnw inflacionin si ccwshtjen mw shqetwsuese tw shqiptarwve. Tw pyetur se nw ccfarw drejtimi po shkon Shqipwria; 41 % thonw se po ecwn nw rrugwn e duhur ndwrsa 45 % nw rrugwn e gabuar. Rezulton se nw shkurt mw shumw shqiptarw thonw se vendi po ecwn nw rrugwn e gabuar ndwrsa 14% e tyre nuk janw tw sigurtw ende. Zogby International bwn edhe njw ndarje tw tw dhwnave pwr kwtw pyetje mbi bazwn e partive. Shihet se 64% e socialistwve besojnw se vendi po shkon nw rrugwn e gabuar ndwrsa votuesit e Partisw Demokratike thonw nw maswn 22% se vendi po shkon nw drejtimin e gabuar. Nga sondazhi rezulton se votuesit e Partisw Demokratike kanw mw shumw gjasa tw mendojnw se vendi po ecwn nw rrugwn e duhur. Tw pyetur pwr pwrformancwn e kryeministrit Sali Berisha, 36% tw tyre dhanw njw pwrgjigje pozitive dhe 62% kishin njw vlerwsim negativ. E njwjta pyetje u bw edhe pwr kreun e Partisw Socialiste Edi Rama dhe 44% janw pwr njw vlerwzim pozitiv teksa 54% japin vlerwsim negativ. Shifra kwto tw ngjashme me ato tw sondazhit tw zhvilluar pwr muajin janar. Votuesit e pavendosur janw pyetur se ccfarw mendimi kanw pwr Ramwn dhe Berishwn. Vetwm 22% e tyre kanw mendim pozitiv pwr kreun e Partisw Demokratike dhe 29% pwr kryesocialistin Rama. 56% e tw pyeturve mendojnw pozitivisht pwr Partinw Demokratike teksa 40% kanw njw percpektim tw kundwrt. Tw pyetur pwr Partinw Socialiste rezultati del 61% pozitiv dhe 34 % negativ. Votuesit e pavendosur kanw opinion pothuajse tw njwjtw pwr PD dhe PS, me pak avantazh tw lehtw pwr demokratwt.

"Zogby" 1

Partia Socialiste do të dilte fituese e zgjedhjeve parlamentare nëse ato do të mbaheshin në muajin janar. Ky ishte rezultati i publikuar nga agjencia e njohur "Zogby International" dhe "Top Channel" në sondazhin e parë. 82% e personave të anketuar, pyetjes nëse do të shkojnë apo jo drejt kutive të votimit, i janë përgjigjur pozitivisht. Kundër kësaj pyetjeje i janë përgjigjur 19% e të anketuarve nga "Zogby International". Të pyetur se për cilën parti do të pranonin të votonin nëse do t‘u kërkohej të votonin në janar, 37% zgjedhin Partinë Socialiste. 30% e tyre kanë preferuar të zgjedhin Partinë Demokratike, që aktualisht qeveris vendin. Sakaq, 5% kanë zgjedhur Lëvizjen Socialiste për Integrim, e drejtuar nga ish-kryeministri Ilir Meta. 19% e të anketuarve kanë thënë se ende nuk janë të vendosur se për cilën forcë politike duhet të votojnë dhe 4% refuzojnë të përgjigjen. Tri parti të tjera të vogla arrijnë të marrin vetëm nga një për qind të votave, përkatësisht PR, PDK dhe PBDNJ. Rezulton se përqindja e të intervistuarve që janë të pavendosur për kë do të votojnë është relativisht e lartë. Nëse shikohen të gjitha shifrat, masa prej 19% e të pavendosurve mund të lëvizë ekuilibrat e sondazhit. Pyetjes se sa e preferojnë një parti politike, në rastin e Partisë Demokratike 54% kanë mendim pozitiv, 38% negativ dhe 8% të pavendosur. Sa i takon Partisë Socialiste, 62% shprehin një mendim pozitiv, 28% reagojnë negativisht dhe 10% nuk janë të sigurt. Po sipas rezultateve të sondazhit të publikuar në "Top Channel", një masë prej 51% të të anketuarve kanë vendosur tashmë se për kë do të votojnë, 29% duket se shfaqin prirjet e tyre, 11% ende nuk kanë vendosur për votën dhe 10% nuk e dinë se kë të zgjedhin. Një tjetër pyetje ka të bëjë me performancën e liderit të mazhorancës Sali Berisha dhe atë të liderit të opozitës Edi Rama. 44% të të pyeturve mendojnë se Rama ka një imazh pozitiv, 52% thonë se performanca e tij është negative dhe 5% nuk janë të vendosur. Të pyetur për Sali Berishën, rezultati është: 32% mendim pozitiv, 65% mendim negativ dhe 2% të pavendosur. Interesant paraqitet edhe grafiku që mban përgjigjet për drejtimin që po merr Shqipëria. 44% kësaj pyetjeje i përgjigjen se vendi po shkon në drejtimin e duhur, ndërsa 41% se po ecën në rrugën e gabuar. 15% të pjesëtarëve të anketës shfaqen të pavendosur për përgjigjen e tyre. Një tjetër element ishte ai i tri çështjeve të cilat shqetësojnë më së shumti qytetarët shqiptarë. 66% e të pyeturve mendojnë se papunësia është çështja më shqetësuese, 57% rreshtojnë edhe ekonominë, teksa varfëria është problem për 47% të të intervistuarve. Pas tyre vijnë korrupsioni në qeveri me 32%, inflacioni dhe çmimet e larta me 20%, infrastruktura me 18%, shëndetësia me 14%, krimi me 9% dhe edukimi 8%.

Skema

Metodologjia e sondazhit

"Zogby International" u mandatua nga "Top Channel" që të zhvillojë një sondazh të 1000 votuesve shqiptarë çdo muaj, që prej janarit deri në maj të 2009-ës. "Zogby International" analizoi mendimin e 1000 votuesve të mundshëm shqiptarë, gjatë muajit shkurt. Ky monitorim mbart një marzh gabimi prej +/- 3.2 për qind. Të gjitha intervistat në këtë anketim u kryen ballë përballë. Të anketuarit u përzgjodhën përmes metodës që vijon më poshtë: i gjithë kombi shqiptar është i ndarë në zona që bazohen mbi rreth 4.713 qendrash votimi. 100 qendra votimi janë përzgjedhur nga lista e plotë e tyre (këto njihen si njësitë primare shembull). Në çdo njësi primare shembull, skuadrat në terren zhvillojnë 10 intervista ballë përballë. Të anketuarit janë përzgjedhur nga banorët e shtëpisë. Vetë familjet janë përzgjedhur në mënyrë rastësore përmes një procesi që njihet si Kampioni i Burimit Rastësor, ku një i intervistuar kalon përmes një procesi seleksionimi të rastësishëm dhe përzgjedh familjarë që bazohen në një formulë të parallogaritur. Kur përzgjidhet një familje, i kampionuari në këtë shtëpi është zgjedhur duke përdorur metodën e ditëlindjes më të afërt (personi që jeton në këtë familje me ditëlindjen më të afërt nisur nga data e intervistës). Të gjithë të kampionuarit janë të moshës së votimit (18 vjeç e lart). Intervistuesit në terren do të përpiqen që të kontaktojnë të kampionuarit mbi 3 herë, nëse ata janë të padisponueshëm gjatë fillimit të procesit. Të gjithë intervistuesit në terren janë trajnuar profesionalisht dhe janë supervizuar në terren nga koordinatorë të fushës. Kontrolli i cilësisë sigurohet nga zhvillimi i intervistave pasuese me të paktën 10 për qind të të kampionuarve. Këtyre të fundit u kërkohet që të përsërisin përgjigjet e tyre përmes shumë pyetjeve për të certifikuar sondazhin. Të gjitha të dhënat finale vendosen në tabela dhe rishikohen përpara njoftimit zyrtar të rezultatit.

Risia

Çdo muaj sondazhi në "Top Channel"

Zgjedhjet e 28 qershorit do të vendosin se kush do ta qeverisë Shqipërinë në 4 vitet e ardhshme. Për herë të parë në historinë elektorale të Shqipërisë, një nga kompanitë më prestigjioze botërore të sondazheve do të publikojë sondazhe mujore të opinioneve në ekranin më të madhe shqiptar. Kompania amerikane me famë botërore e sondazheve, "Zogby International", e njohur së fundmi për saktësinë e lartë të sondazheve në zgjedhjet presidenciale amerikane, me bashkëpunimin me mediat e mëdha amerikane "Fox News", "USA Today", "Wall Street Journal" dhe agjencinë botërore të lajmeve "Reuters", vjen tani në Shqipëri me sondazhet mujore të opinioneve deri në prag të fushatës elektorale. Sondazhet "Zogby", për partitë, politikanët dhe shqetësimet kryesore të shqiptarëve do jepen çdo muaj në "Top Channel".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›