E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy në pranga për 120 kg kanabis

Dy banorë të Komunës Hekal në rrethin e Mallakastrës janë arrestuar orët e para të mëngjesit të djeshëm nën akuzën e "prodhimit dhe mbajtjes së bimëve narkotike", si dhe "mbajtjes pa leje të armëve luftarake". Të arrestuarit janë Mithat Velaj, nga fshati Klos dhe Bajram Binaj nga fshati Hekal, të cilëve u është gjetur në banesë dhe në tokat që kishin në pronësi 120 kilogramëve bimë narkotike, që dyshohet se është e llojit kanabis sativa. Gjithashtu, njërit prej të prangosurve policia i ka gjetur edhe një armë zjarri automatik. Zyrtarisht policia deklaron se droga e gjetur kishte destinacion përfundimtar Greqinë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›