Plagoset me thikë 13-vjeçari
Një 13-vjeçar rrezikon seriozisht jetën nga goditja me thikë e një bashkëmoshatari të tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës në lagjen "Brigada XVII Sulmuese" në Elbasan. Sipas burimeve zyrtare të policisë, pas një grindjeje midis dy bashkëmoshatarëve, 13-vjeçari K.Ll. ka goditur dy herë me thikë në pjesën e përparme të trupit 13-vjeçarin nga lagjja "Shënkoll" Xh.H. Ky i fundit është dërguar shpejt në spitalin kirurgjik të qytetit, por gjendja e tij ishte kritike për jetën, ndaj është nisur në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Autori i krimit është shoqëruar dhe më pas është lënë i lirë nga policia.