Var veten me litar 62-vjeçarja
Një grua 62-vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur në ambientet e brendshme të shtëpisë së saj. Sipas policisë, viktima quhet Fahrije Gruemira, banuese në lagjen "Vojo Kushi" të Shkodrës dhe nga hetimet e para rezulton se shkak për këtë ngjarje është bërë gjendje depresive e viktimës. Familjarët thanë në polici se gruaja kishte tentuar edhe herë të tjera të vetëvritej, pasi kohët e fundit shëndeti i saj mendor ishte rënduar. Ndërkohë, policia sqaron se nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe e trupit të viktimës ekspertët kanë arritur në konkluzionin se bëhet fjalë për një vetëvrasje klasike.