Sabotoi tenderët, shkarkohet juristi
Juristi i Këshillit të Qarkut Fier, Ilir Hodo, është shkarkuar nga detyra në fund të javës së kaluar për shpërdorim detyre në mënyrë të përsëritur. Hodo kishte më shumë se shtatë vjet që punonte si jurist në Këshillin e Qarkut të Fierit. Nga kontrollet e kryera u konstatua se gjatë vitit 2008, në pozicionin e juristit të institucionit vendor, ai kishte shpërdoruar detyrën, duke mos realizuar konform ligjit dokumentacionin për tre tenderë. Për këtë shkak, Këshilli i Qarkut ka anuluar të tre tenderët, duke lënë pa zbatuar projektet. Ndërkohë, një kontroll tjetër ka nisur për administratën e këtij institucioni.