Shkarkohet Mirel Josa. Muça i komanduar në pankinë

Donatorët nuk i kanë falur Mirel Josës, trajnerit kampion të bardheblube (2003-2004) dhe fituesit të Kupëss së Shqipëirisë (2005-2006) barazimin e ditës së shtunë me Shkumbinin (2-2).
Donatorët e klubit të Tiranës u komunikuan sot shkarkimin nga detyra teknikut Mirel Josa, zëvendësit të tij, Agustin Kola, si dhe largimin e futbollisteve Saimir Patushi dhe Eldorado Merkoci.
Shkarkimet u komunikuan gjatë analizës lidhur me dy ndeshjet e fundit, ku ekipi, sipas donatorëve, nuk ka arritur objektivat e përcaktuara, pasi dy javë më parë lanë tre pikë me Flamurtarin në transfertën e Vlorës (2-3), ndërsa me Shkumbinin morën vetëm një pikë (2-2). Gjithashtu, gjatë kësaj analize donatorët vendosën që deri në gjetjen e një tekniku tjetër vendin e Mirel Josës ta zëre shefi i klubit, Shkëlqim Muca, ndërsa atë të Agustin Kolës, Alban Tafaj.
Ekipi i Tiranës në fund të fazës së parë kryeson renditjen e kampionatit kombëtar të futbollit të kategorisë superiore me 22 pikë, një pikë më shumë se Teuta e vendit të dytë dhe dy më shumë se kampioni në fuqi, Elbasani me 20 pikë. Tirana fitoi me dy ekipet kryeqytetase: me Partizanin 2-0 dhe me Dinamon 2-1.
Rezultatet e Josës
Tirana: 11 ndeshje; 6 fitore, 4 barazime, 1 humbje; 22 pikë
Elbasani 2 - 2 Tirana
Tirana 8 - 3 Kastrioti
Vllaznia 1 - 1 Tirana
Tirana 2 - 1 Dinamo
Partizani 0 - 2 Tirana
Tirana 3 - 1 Apolonia
Teuta 1 - 1 Tirana
Tirana 1 - 0 Luftetari
Erzeni 1 - 2 Tirana
Besa 1 - 2 Tirana
Flamurtari 3 - 2 Tirana
Tirana 2 - 2 Shkumbini
Renditja
1 Tirana 22 6 4 1
2 Teuta 21 5 6 0
3 Elbasani 20 6 2 3
4 Luftëtari 16 5 1 5
5 Partizani 16 4 4 3
6 Vllaznia 14 3 5 3
7 Flamurtari 13 4 1 6
8 Besa 13 3 4 4
9 Dinamo 13 4 1 6
10 Shkumbini 11 3 2 6
11 Kastrioti 11 2 5 4
12 Apolonia 10 3 1 7