E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga: 11 javë, nëntë trajnerë të shkarkuar

Nga Dash Frasheri

Shkarkimi i trajnerit Mirel Josa është i nenti në 11 javët e para të Kategorisë Superiore. Por këtij numri duhet t'i shtojmë edhe teknikun e Vllaznisë, gjermanin Ulrih Shulze, që është rikthyer në vendlindje për një periudhë dy mujore, ndërkohë që nga media shihet si ikje pa kthim. "Koka" e parë e "prerë" e sezonit aktual ishte ai i Luftëtarit, Mustafa Hysi që u zëvendësua nga Ilir Spahiu, pas përfundimit me humbje të ndeshjes së parë Luftëtarit me Vllazninë (1-0). Pas tri javëve "pushim", rifilloi "valsi" i dorëheqjeve, ku pas ndeshjeve të javës së katërt dhanë dorëheqjen e parevokueshme dy trajnerë: Hasan Lika i Besës dhe Ramadan Ndreu i Kastriotit të Krujës, dy ekipe që në katër javët e para nuk kishin mundur të fitonin asnjë takim. Hasan Lika u zëvëndësua zyrtarisht nga kosovari Rafet Prekazi, i cili më pas refuzoi të drejtonte Besën për shkak të presionit të medias. Trajneri aktual i Besës është Përparim Daiu. Vendin vakant të lënë nga Ramadan Ndreu e zuri Petrit Haxhia që "provokoi" një tjetër dorëheqje, atë të trajnerit të Flamurtarit, Agim Canaj, i zëvëndësuar nga Eqerem Memushi. Një tjetër emër që i shtohet listës së të shkarkuarëve është Silviu Dumitresku, rumuni që drejtoi për gjashtë javë Apoloninë e Fierit duke grumbulluar vetëm një pikë nga 18 të mundshmet. Dhimitër Papuciu drejton nga java e 6-të Apoloninë e Fierit. Radha i erdhi më pas Faruk Sejdinit, që lë stolin e Dinamos pas tetë ndeshjeve: tre fitore dhe pesë humbje. Sejdini tashmë është në destinacionin e tij të përhershëm në vitet e fundit, në Peqin ku zëvendësoi lezjanin Vasil Bici. Në vendin e Sejdinit te Dinamo në mënyrë befasuese u emerua futbollisti Redi Jupi, pas refuzimit të Ilir Dajës. Seriali i shkarkimeve vazhdoi m me të njëjtin ritëm. Kur dukej se dashuria e presidentit Albert Xhani me trajnerin e Partizanit Neptun Bajko ishte në kulmin e vet, erdhi dhe vetëlargimi i tij. Vendin e zuri Hasan Lika, ende jo i sukseshëm me Partizanin. I fundit i shkarkuar është Mirel Josa, ndërkohë që vetëm Luan Deliu (Elbasani) dhe Sulejman Starova (Teuta) janë dy trajnerët e vetëm që drejtojnë nga java e parë e fazës së parë Si kanë ndryshuar pankinat gjatë fazës së parë 1 Tirana: Mirel Josa-Shkëlqim Muca (i komanduar) 2 Elbasani: Luan Deliu-Luan Deliu 3 Teuta Sulejman Starova-Sulejman Starova 4 Partizani: Neptun Bajko-Hasan Lika 5 Vllaznia: Ulrih Shulse-Ulrih Shulse (me pushime) 6 Shkumbini: Vasil Bici-Vasil Bici 7 Luftëtari: Mustafa Hysi-Mustafa Hysi 8 Besa: Hasan Lika-Përparim Daiu 9 Dinamo: Faruk Sejdini-Redi Jupi 10 Flamurtari: Agim Canaj-Eqerem Memushi 11 Kastrioti: Ramazan Ndreu-Petrit Haxhiaj 12 Apolonia: Silviu Dumitresku-Dhimitër Papuciu NDËRRIMET E TRAJNERËVE GJATË SEZONIT 2006-2007 1. LUFTËTARI: Ilir Spahiu zëvendëson Mustafa Hysin në javën e dytë (Hysi 1 ndeshje 1 humbje). 2. BESA: Hasan Lika jep dorëheqjen pas javës së 4-të (4 ndeshje: 2 barazime dhe 2 humbje). Nga java e 5-të, Përparim Daiu (1 ndeshje, 1 fitore; Apolonia-Besa 0-1) 3. KASTRIOTI: Ramadan Ndreu jep dorëheqjen pas javës së 4-të (4 ndeshje: 2 barazime dhe 2 humbje). Nga java e 5-të, Petrit Haxhia. 4. FLAMURTARI: Agim Canaj jep dorëheqjen pas javës së 5-të (5 ndeshje: 1 fitore dhe 4 humbje). Nga Jave e 6-të, Flamurtari drejtohet nga Eqerem Memushi. 5. APOLONIA: Rumuni Silviu Dumitresku shkarkohet pas javës së pestë nga presidenti Koco Kokëdhima pas humbje se Apolonisë me Besën (Dumitresku, 5 ndeshje: 1 barazim, 4 humbje). Dhimitër Papuciu drejton nga java e 7-të Apoloninë e Fierit. 6. DINAMO: Trajneri i njohur Faruk Sejdini shkarkohet pas humbjes me Vllazninë në Shkodër 3-0, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 8-të. Vendin e tij e zë futbollisti Redi Jupi njëherësh dhe lojtar pranë kësaj skuadre. Para gati 56 vjetësh te Dinamo, trajner-lojtar kishte qenë i madhi Zihni Gjinali. 7. SHKUMBINI: Java e 9-të. Vasil Bici pas një fillimi impresionues shkarkohet pas humbjes së pestë rresht. Vendin e tij e zë Faruk Sejdini, edhe ky i shkarkuar nga Dinamo. 8. PARTIZANI: Java 9-të. Trajneri që në vitet e fundit e ka drejtuar katër herë ekipin e kuq, sërish e mbaroi aventurën e tij pa e përfunduar sezonin. Përplasjet me tifozët dhe më pas me presidentin Albert Xhani, e detyruan trajnerin kampion të vetëlargohet. Në vend të Bajkos, pas vetëm disa orësh emërohet Hasan Lika. 9.TIRANA: Edhe pse Tirana ia doli të ishte në krye të fazës së parë, donatorët e shkarkuan trajnerin Mirel Josa, pasi ky fundit dështoi që në ndeshjen e parë të ultimatumit për katër fitore rresht. Pas barazimit "tragjik" me Shkumbinin, vendin e Josës për momentin e ka zënë "kolona bardheblu", Shkëlqim Muca, dy herë kampion si trajner me Tiranën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›