E Shtunë, 31 Tetor 2026

Song: Në Barcelonë, për trofe

Alex Song tregon se është transferuar gjatë verës që shkoi në Barcelonë, për të fituar trofe me klubin spanjoll.

Mesfushori defanziv iu bashkua klubit katalunas nga Arsenali, ndërsa është adaptuar mjaft mirë në ekipin e ri.

Djelmoshat e Tito Vilanovas avancojnë me 8 pikë përpara rivalit Real Madrid dhe kontribut për këtë shkëputje dha edhe Song.

Ai e sheh klubin katalunas si mundësinë më të mirë për të fituar trofe, të cilët i munguan në ekipin e Arsene Wengerit.

“Kam ardhur në Barcelonë për të fituar. Është ekip që, përkundër faktit se ka fituar gjithçka, është ende i etur për tituj. Kjo është arsyeja se përse kam nënshkruar me këtë ekip. Unë gjithmonë dua të fitoj dhe ky ekip është i një niveli tjetër”, tha Song për Barça Magazine.

Shumë njerëz e kanë pritur me skepticizëm transferimin e kamerunasit, duke e pasur parasysh se ka konkurrent një lojtar si Sergio Busquets.

“Mua më pëlqen se si luan ai. Kemi luajtur kundër Barcelonës dy herë, kur isha në Arsenal dhe jam njoftuar me të. E pëlqej mënyrën se si luan ai. Nuk ka dyshim se Barça e ka njërin prej lojtarëve më të mirë në atë pozitë, ku luaj edhe unë”, përfundoi 25 vjeçari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›