Del Piero: Mbetem tifoz, por Juventusi është e shkuara

“Mbetem tifoz Bianconer, mendoj çdo ditë pak dhe shumë për të kaluarën time atje. Shumë, sepse 19 vjet nuk harrohen lehtë dhe pak, për faktin se ambienti këtu të bën të koncentrohesh për aktualen, për momentin. Dhe, kështu duhet të jetë. E ndjek Juventusin, Serie A dhe natyrisht Ligën e Kampionëve. Jam tifoz i Juventusin, nuk shoh arsye se përse të jem ndryshe, por tashmë Juve është e shkuara ime. Një e kaluar që është shkruar dhe tash dua ta shkruaj të tashmen”, theksoi kapiteni legjendar i ekipit torinez, i cili nuk e di se kur mund të kthehet në Juventus Stadium.
Ai foli edhe për aventurën në Australi, ku thotë se është ambientuar menjëherë. “Sidney është një qytet i bukur dhe fascinues, edhe pse kam ende për të zbuluar. Këtu jetohet mirë. Të zgjohesh në mëngjes me detin përballë, është fantastike”, përfundoi Del Piero.