Ibrahimi mposhti Serbinë

Me këtë fitore me rezultatin minimal prej 1:0, Maqedonia kthehet në lojë për kualifikimet për botërorin 2014. Realizuesi i golit të fitores ka qenë Agim Ibrahimi nga penalltia. Mirëpo, shkaktari i penalltisë gjithashtu ishte lojtari Ferhan Hasani, i cili u përplas brenda 16 metërisht nga Tomoviq, i cili u ndëshkua me kartonin e kuq.
Ibrahimi me këtë gol është regjistruar si golashënuesi i dytë për reprezentacionin e Maqedonisë, pas atij golit që shënoi të premten me Kroacinë, mirëpo nuk ishte fati në anën e tij, pasi që kroatët arritën fitoren.
Në pjesën e dytë, Serbia ka arritur dy herë të rrezikojë portën e Maqedonisë, përmes Zoran Toshiq, ndërsa në anën e Maqedonisë, Hasani ka pasur rastin e mirë për të shënuar.
Trajneri i Maqedonisë, Çedomir Janevski këtë ndeshje e filloi me shtatë ndryshime në ekip, pas humbjes së pësuar nga Kroacia. Dy lojtarët Stevica Ristiq dhe Goran Popov janë përjashtuar nga ekipi dhe nuk kanë qëndruar as në panikë, pas zënkës me trajnerin Janevski. (INA)