Zhaku, Eneda dhe Mariza bëhen trio
Ka qenë një festë e organizuar me fantazinë e Zhakut në bar “Metropolitan” në zonën e ish-blloku-t një natë më parë, ku kanë qenë të pranishëm shumë personazhe VIP. Për një moment ato kanë dalë bashkë dhe kanë kënduar. Dihet që Eneda Tarifa dhe Mariza Ikonomi nuk e kanë problem të kënduarit “live”, por as Zhaku nuk ngelet pas, pasi ajo ka provuar disa herë të këndojë pavarësisht se po vetë e ka cilësuar këngën një dështim. Tashmë që ajo nuk është angazhuar me ndonjë projekt televiziv është parë të angazhohet me organizimin e festave të tilla në lokale nate.