E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sonte finalja Barcelona-Manchester

 

Roberto Karlos:Fiton Barça dheMesi bën diferencën
Mbrojtësi brazilian, Roberto Karlos, i cili luan te Fenerbahçe, është ndër të paktit personazhe të futbollit që ka guxuar të parashikojë një duel kaq të fortë. “Jam 80% i bindur me veten se do fitojë Barcelona. Janë në formë të shkëlqyer dhe kanë futbollistë të jashtëzakonshëm. Lionel Mesi do bëjë diferencën në fushë dhe do ta drejtojë skuadrën te triumfi. Për mendimin tim, ai është më i mirë se Kristiano Ronaldo dhe në finale ka shansin më të mirë për ta treguar një gjë të tillë”, – tha Roberto Karlos, i cili është përballur për vite me radhë me katalanasit, gjatë kohës kur luante me Realin e Madridit.

Aleks Ferguson: Do të jetë sërish dita jonë
Trajneri i Mançester Junajtid është i bindur se skuadra e tij do ta ngrejë për herë të dytë radhazi trofeun e Ligës së Kampioneve. “Gjithçka do të përfundojë në mënyrën e duhur për ne dhe do arrijmë ta fitojmë sërish Ligën e Kampioneve. Jemi përgatitur ashtu si duhet dhe do triumfojmë edhe në këtë finale, pavarësisht se Barcelona është një ekip i fortë e me futbollistë mjaft cilësorë. Ata do sulmojnë që nga minuta e parë, por ne do luajmë me kundërsulm dhe kjo do jetë edhe arsyeja që do na bëjë sërish kampionë të Evropës”, – deklaroi trajneri i “djajve të kuq”, Aleks Ferguson, mjaft optimist.

Pep Guardiola:Radha për trofeun e tretë
Është në vitin e tij të parë si trajner i Barcelonës, e megjithatë gjithçka po funksionon shkëlqyeshëm. Ka fituar titullin kampion në Spanjë dhe trofeun e Kupës së Mbretit, ndërkohë që sot do luajë në finalen e Ligës së Kampioneve. Prandaj Guardiola dëshiron t’i përmbushë të gjitha misionet e këtij sezoni. “Në fillim ka qenë e pabesueshme ecuria që kemi pasur, por tashmë jemi gati ta kurorëzojmë mjaft bukur të gjithë punën e madhe që kemi bërë. Jemi gati të fitojmë trofeun e tretë sezonal, pasi jemi vetëm një hap larg Ligës së Kampioneve. Mançesteri është kampioni në fuqi, por na takon neve të triumfojmë”, – tha Guardiola.                    l.k.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›