Sonte pritet spektakël në ora 20:45 (BBA III Live)

Bledi dhe Olta për provën e javës
Bledi dhe Olta janë në dhomë dhe ata bisedojnë për një kohë të gjatë dhe pse është vonë. Bledi do të dijë për historitë e dashurisë që ka patur Olta, por ajo shprehet që nuk do të tregojë sepse ndihet në siklet. Në këtë mënyrë Bledi tregon për disa histori që ka patur dhe ndërmjet tyre që ka qënë i martuar për tetë vjet dhe ndarja nuk ka qënë e lehtë, por gjithsesi ka patur dhe anët pozitive.
Më tej ata flasin dhe për provën e javës. Bledi shprehet se ndarja në grupe e provës ka sjellë dhe një ndarje dhe veçim të anëtarëve të grupeve. Ai tregon që në grupin e tij kanë pasur plot ide për krijimin e murit dhe të këngëve që do të vënë për t’a prezantuar, dhe kanë rënë dakord. Ndërsa Olta tregon për grupin e saj dhe për mosmarrëveshjet që kanë hasur me Rezin. Olta tregon që Rezarta donte të jepte mendime për gjitha lëvizjet që bënin dhe Bledi shprehet që këtu kuptohet se sa është i aftë një njeri të arrijë në kompromise. Olta shprehet se do të ishte dakord që ajo të jepte mendime nëse do të ishte në gjendje ta bënte, por problemi qëndron në faktin që ajo nuk di dhe do t’i mësojë.
Mirit i pëlqen të luajë me greminën
Enxhi dhe Miri kanë dalë në kopësht dhe Miri i ka rrëfyer asaj që ai do t’a lërë lojën pasi ka disa motive. Enxhi i thote që nuk do të jetë ajo shkaku që ai të dalë dhe hedh mendimin që nëse ajo nominohet këtë javë apo tjetrën dhe të dalë, do t’a presë jashtë dhe ai le të vazhdojë lojën. Jetmiri shprehet që ka shumë dëshirë të luajë me greminën dhe është mënyra e tij e të jetuarit, dhe shton “ kësaj radhe do të thyhem në mes, por do të marr shumë të tjerë me vete pasi kështu jam unë”. Enxhi shprehet që nuk do që Miri të dalë për shkak të saj, por të bëjë atë që ndjen pa u kushtëzuar nga asgjë. Jetmiri i thotë që e ka parajmëruar që është tip i vështurë dhe Enxhi i përgjigjet që i pëlqejnë gjërat e vështira. Jetmiri shprehet që të gjithë jëtojnë në botën e hipokrizive.
Ndërkohë në kuzhinë Domi, Bledi, Olta dhe Klodi po falsin për Rezartën. Domi thotë që Rezi nuk ka ide të qarta dhe nuk i pëlqen që ajo ka filluar të marrë e të çojë fjalë sa andej-këtej. Bledi shprehet që ajo ka merakun e Jetmirit dhe Domi e mbështet këtë mendim pasi e ka dëgjuar njëherë Jetmirin duke i thënë Rezit të merrte pjesë në grupe dhe debate. Klodi dhe Bledi shprehen që ajo duhet të mbajë pozicionin e saj dhe të mos tregohet mendjemadhe pasi ata kanë plot elemente që mund të kapen me të. Seldi ndërhyn dhe thotë për Rezin që ajo nuk e di pozicionin e saj. Bledi shprehet që ajo ka pozicionin e viktimës, por nuk e ka kuptuar akoma. Më pas Bledi thotë për Enxhin që dhe asaj po i bie vrulli që pati në fillimi, pasi kjo dallohet dhe nga veshja.
Rezi ndërhyn për të debatuar me Klodin
Olta dhe Bledi kanë qëndruar vetëm në dhomë dhe kanë komentuar mbi takimin romantik që kanë patur mbrëmë. Ai i tregon për detajet e pregatitjes dhe për fustanini që i ka dhuruar. Më pas afrohet Klodi dhe Bledi e pyet nëse ai mendon se Olta e do apo jo. Klodi i përgjigjet që brenda shtëpisë nuk ka asnjë dashuri. Bledi i thotë që ai mendon për më gjatë me Oltën dhe Kodi shprehet që ai ka pasiguri pasi është vetëm në një lojë dhe këtë mendim ka për të gjitha çiftet. Në dhomë ndodhet dhe Rezi dhe ajo reagon që nga larg për mendimet e Klodit. Ai i thotë që ajo të mos flasë fare pasi kur e ka pyetur ditën e parë nëse i pëlqen Miri, ajo e ka mohuar. Rezi i përgjigjet që nuk ka pse t’i tregojë të vërtetën atij dhe Klodi i thotë që kjo nënkupton që Rezi është fallso. Ajo i kundërpërgjigjet duke i thënë që ai nuk është në gjëndje të përcaktojë nëse është fallco ajo pasi ai ka gënjyer për vete. Klodi shprehet që ajo nuk e ka pyetur nëse ai është homoseksual dhe nuk mund të thotë që ai ka gënjyer pasi nuk e ka pyetur fare. Duke qënë se janë në debat e sipër, Klodi shfytëzon rastin që t’i thotë që ajo është top-modele dhe nuk ka nevojë për mendimet e të tjerëvë. Rezi shprehet që ajo i ka të gjitha mundësitë për të qënë e tillë pasi nuk i mungon asgjë. Debati i tyre shkon tek ndarjet fetare pasi kur kanë bërë sfilatën Rezi i ka kërkuar Klodit t’a heqë varësen me kryq. Në debatin e tyre për fetë ndërhyjnë dhe banorët e tjerë.
Bast ndërmjet Domit dhe Seldit
Në dhomën e gjumit Seldi, Domi, Klodi dhe Ada po bisedojnë. Seldi dhe Domi flasin me shumë nënkuptime me njëri- tjetrin dhe duket se janë gati për të shpërthyer në një debat. Seldi i thotë Adës që të bëhen bashkë e t’i shpallin luftë të tjerëve. Ai fton dhe Domin që të kalojë në anëm e tyre pasi është më mirë. Domi shprehet që ka hyrë e vetme në lojë dhe ashtu do të dalë pasi nuk ka nevojë për njëri tjetër, ndërsa Seldit i drejtohet që ai mund të ketë nevojë për njerëz të tjerë dhe për mbështetje por ajo jo. Seldi i pohon që ai që në momentin që ka hyrë në lojë ka patur nevojë për mbështetje dhe Domi i është gjendur pranë. Ajo i thotë të mos rrijë të mendojë se çfarë kanë bërë e kanë ndjerë më parë, por meqënëse Seldi do luftë ajo do t’ja plotësojë dëshirën. Domi thekson se në ‘luftë’ ajo do të jetë ushtar i vetëm më të gjitha elementët e duhur. Ajo i thotë që ai ka nevojë për të tjerë pasi nuk e përballon dot vetëm dhe Seldi i thotë që përballimi nuk ka të bëjë në atë që po thotë dhe nuk do t’ja japë kënaqësinë e luftimit Domit. Në mes tyre ndodhet dhe Klodi dhe Seldi shprehet që për dy ditë do të largohet nga loja pasi është mërzitur. Domi ndërhyn dhe i thotë Klodit të mos e besojë pasi i ka shakara dhe Seldi shprehet që është e drejta Klodit që t’a besojë dhe nuk ka pse mos t’a bëjë. Domi i thotë që ai nuk e bën dot atë gjë dhe Seldi i kërkon të vënë bast. Domi shprehet që i pëlqen bastet dhe shpesh herë ka fituar. Si përfundim ata të dy vënë një bast që nëse Seldi vendos të dalë nga shtëpia e Big Brother deri të martën, Domi do të dalë nudo në mes të të gjithëve. Basti prihet nga Klodi.