E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëlqimi i Hykës

Nga Express më 27 shtator 2011 në ora 12:45

Jahmir Hyka është duke shkëlqyer prej transferimit të tij në kampionatin zviceran. Mesfushori shqiptar, pasi u largua nga Tirana, iu bashkua Luzernit, me të cilin udhëheq në AXPO Super League.

Ai shfaqi paraqitje fantastike në ndeshjet e para në Zvicër. Së fundmi, ai kontribuoi në fitoren e Luzernit ndaj Sionit me rezultat 2:0. Atë e shpërbleu ueb faqja e njohur zvicerane sport.ch, e cila e zgjodhi lojtarin më të mirë të javës në Zvicër.

“Për herë të parë luajti 90 minuta dhe është treguar njeri i ndeshjes, duke e shpërblyer besimin e dhënë nga trajneri. Shqiptari ishte i palodhshëm dhe i pandalshëm, duke e vënë shpesh në siklet mbrojtjen e Sionit të shtunën. 23 vjeçari i shërbeu me sukses shokët e skuadrës në fitoren e vlefshme”, shkruan sport.ch.

Luzerni prinë në kampionatin zviceran me 24 pikë, 6 më shumë se përcjellësi kryesor Young Boys, pas 10 xhirosh të zhvilluara. Mesfushori ofanziv para se të transferohej në Luzern kishte luajtur në ekipet Rosenborg, Olympiakos, Mainz, Panionios e Tirana.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›