E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Parku energjetik, Shqipëria superfuqi në rajon

Kryeministri Sali Berisha emëroi anëtarin e Partisë Aleanca Demokratike, Llesh Nikoll Markun, në postin e prefektit të Lezhës. Vendimi i Berishës ka ardhur vetëm disa ditë pas marrëveshjes paraelektorale me Partinë Aleanca Demokratike dhe vetëm pak ditë përpara vizitës së tij në Lezhë. Kryeministri Berisha inauguroi dje në këtë qytet projektin e fillimit të ndërtimit të parkut energjetik, me investimin e grupit "Marseglia", prej 1.1 miliardë euro. Kryeministri Berisha mori pjesë nё përurimin e fillimit të ndërtimit të parkut nё Lezhë, me ndërtimin e centralit me biomasë të lëngshme (vajra vegjetalë) për prodhimin e energjisë elektrike, me kapacitet 140 MW. Shefi i qeverisë, duke e konsideruar kёtё projekt ndër më të mёdhenjtё të inauguruar nё vend, tha se Shqipëria ёshtё vendi që po tërheq investimet më të mëdha nё fushën energjetike, nё Ballkan. "Me gurin e themelit që po hedhim këtu, Shqipëria ka hedhur gurin e themelit për t‘u shndërruar nё një superfuqi të vogël energjetike rajonale", u shpreh ai. Nё kёtё kontekst, Kryeministri tha se brenda 2-3 javëve do të fillojë realizimi i një tjetër projekti të madh nё fushën e energjisë ujore, me vlerë 1.1 miliardë euro: kaskada e lumit Devoll. Sipas Berishës, kjo nuk ishte aspak e lehtë. "Nё kulmin e mungesës së energjisë deklaronim se Shqipëria do të bëhet një superfuqi energjetike nё rajon. Gjëja më e mirë që mund të bёjё njeriu nё vёshtirёsi, rruga më e sigurt për t‘ì kapërcyer ato, ёshtё të guxojë të mendojë të pamendueshmen, të imagjinojë të paimagjinueshmen. Kjo ёshtё rruga e vetme për t‘ì shndërruar ato nё realitet dhe ne, tani, shohim një realitet krejt të ri", nënvizoi Kryeministri. Ambasadori italian nё Tiranë, Saba D‘Ellia, i pranishëm nё ceremoninë e inaugurimit, u shpreh se ky projekt tregon fuqinë e bashkëpunimit midis Shqipёrisё dhe Italisë dhe se raporti mes dy vendeve nё sektorin ekonomik dhe jo vetëm ёshtё vërtet i veçantë. "Vetëm 3-4 muajt e fundit, mes dy vendeve janë nënshkruar marrëveshje me vlerë prej 3 miliardë eurosh dhe kjo ёshtё një shifër vërtet e rёndёsishme nё mes tё krizës botërore dhe qё tregon gjallёrinё e ekonomisë shqiptare dhe aftёsinё e sipërmarrjes italiane", tha ambasadori italian. Kryeministri Berisha theksoi se investimet e huaja janë jetike për zhvillimin e vendit, ndaj dhe qeveria shqiptare ka shpallur si pёrparёsi madhore një mjedis miqësor për investimet, duke e bёrё Shqipёrinё, vendin me taksat më të ulëta nё Evropё. "Unë e di që ‘Marseglia‘ ёshtё një grup i suksesshëm edhe nё vende me taksa të larta, por unë jam i sigurt se taksat e ulëta e kanë tërhequr atë nё Shqipëri. Unë jam i sigurt se iniciativa ‘një euro‘ i ka tërhequr dhe i tërheq investitorët e huaj", tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›