E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Prioriteti ynë janë pronarët"

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim paraelektoral në qytetin e Durrësit. Gjatë fjalës së tij, Mediu tha se PR gjatë gjithë ekzistencës së saj ka treguar qëndrueshmëri dhe ka dhënë kontributin e saj për zhvillimin demokratik të vendit. "Gjatë mandatit tonë të dytë, një rëndësi të madhe do të kenë të përndjekurit politikë, ata të cilët kërkuan lirinë, sakrifikuan lirinë e tyre për lirinë e të gjithë shqiptarëve. PR-ja do të vazhdojë të jetë përfaqësuese e ish-pronarëve edhe në mandatin e dytë. Çështja e pronës duhet të zgjidhet përfundimisht", është shprehur Mediu. Më tej ai ka shtuar se këto vite mazhorance janë vitet ku Shqipëria ka njohur një imazh të ri dhe zhvillim ekonomik. "Ne, tha Mediu, arritëm standarde të reja për gjithë Shqipërinë. Investimet në infrastrukturë do të shënojnë rritje të madhe ekonomike. Një ndër këto është dhe rruga Durrës-Kukës". Gjatë këtij takimi u prezantuan kandidatët për deputet për Qarkun e Durrësit, ndër të cilët edhe deputeti aktual, Artur Hasanbelliu.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›