Telajo, ndalesa e radhes e Vretos
Telajo eshte shnderruar ne ndalesen e radhes per ndjesite e nje shkrimtareje, qe eshte dashuruar se fundmi me artin pamor. Ka shperthyer permes ngjyrave me penelin qe duket si mjaft i sprovuar ne kete sfide te shkrimtares dhe publicistes Irena Vreto. Autorja korcare e romanit te njohur "Rikthim" ka befasuar me artin e saj, kete here ne pikture. Tanime e lidhur me kete art te sofistikuar, Vreto na shfaqet ndryshe duke sfiduar jo pak realitetin, kohen por dhe deshirat qe per te mbeten thjesht te realizueshme. Irena Vreto eshte shfaqur para publikut korcar me ekspoziten e saj te pare "Art '09" duke zgjedhur ta sjelle ate ne nje vend shume special per banoret e qytetit te serenatave. Serish duke kapercyer cdo tabu dhe rregull, shkrimtarja piktore ka zgjedhur Muzeun Kombetar te Arsimit i njohur si "Mesonjtorja e Pare Shqipe" per te mbledhur se bashku miq, artiste te shumte, por dhe artdashes ne hapjen e ekspozites se saj befasuese. 30 punime ne vaj kane bere te ndihen mire vizitoret te cilet gjithashtu kane perjetuar nje ceremoni jashte klisheve te zakonshme. Shkrimtarja ashtu si dhe Hygoi deshiron te cilesohet poete pasi eshte rritur mes vargjeve, ndersa ka guxuar qe me penelin e saj te sjelle poezine, por kete here ne nje forme tjeter dimensionale me ngjyra dhe emocione natyrisht. E kam patur pikturen brenda vetes, sa here qe e vizatoja permes vargjeve te mia thote piktorja, ndersa dukej se kishte ardhur momenti qe ajo te shfaqej ne kete forme, ndonese mjaft befasuese dhe te pazakonte per te gjithe. Irena Vreto poetesha qe i thur himn dashurise, ka menduar te zgjoje permes ngjyrave dhe formave ne telajot e saj realitetin dhe ndjesite e brendshme qe duket se tek ajo jane te shumta. E mbushur me shume perjetime Vreto ka preferuar te flase perseri, por pa fjale, pa poezi, apo pa prozen e saj elegante. Serish me elegance ka percjelle me mjaft delikatese piktura te cilat kete here flasin shume me teper se ajo qe do te thote piktorja. Vreto thote se eksperimenton, pasi ka shume per te thene per jeten e saj dhe te gjithsecilit. Por duket se eksperimenti nese mund te quhet keshtu ka kaluar kufijte e vet, pasi ka shfaqur interes dhe ka ngjallur ndjesi mjaft pozitive per te gjitha artdashesit, por dhe vizoret ne kete ekspozite te vecante te hapur ne qytetin juglindor te vendit. Tashme miqte e Vretos por dhe artistet e shumte te qytetit ku ajo jeton jane mesuar me befasite artistike, qe ne qetesine e saj duket se pergatit shperfaqjen e radhes, qe do te jete shume me mbreselenese se ajo qe ka shkuar. Ka sjelle vetem pak kohe me pare nje roman qe eshte bere nder me te lexuarit, ndersa ne "terheqjen" per krijimin vijues teksa gjithkush priste nje roman te dyte po kaq te lexuar, artistja ka rrembyer kanavacen per te na bere te kthejme interesin tek pikturat qe kane shume drite, ngjyra, dhe nje tematike qe eshte gati-gati e pazakonte. Ekspozita "Art '09" eshte celur nen kujdesin e Prefektit te Qarkut Korce z. Koco Bello, teksa suksesi i padiskutuar i saj duket se ka terhequr interesin per tu zhvendosur se shpejti ne qytetin grek te Selanikut. Nje ftese e ardhur nga ky shtet do te jete ndalesa per ekspoziten e dyte brenda nje kohe te shkurter, ndersa te gjithe tashme jane vene ne pritje te befasise artistike qe do te na servire publicistja dhe shkrimtarja e njohur tashme edhe piktore ne shfaqjen e saj te radhes.
Programi vjen gjitheperfshires jo vetem ne audience, por edhe ne permbajtje
Programi vjen gjitheperfshires jo vetem ne audience, por edhe ne permbajtje