E Shtunë, 31 Tetor 2026

Restaurohet muzeu i Nene Terezes ne Shkoder

Ajo e kishte pohuar, kur ishte gjalle, se gjaku i saj ishte shqiptar dhe kombesia indiane. Dhe padyshim, Nene Tereza eshte nje nga ato figura, per te cilen krenohet cdo shqiptar, sepse emri dhe vepra e saj jane unike ne historine e globit. Misionarja e madhe, qe me fjalen dhe dashurine e saj sheroi mijera zemra eshte kujtuar dje edhe ne programin "E diela shqiptare". Pikerisht ne diten, qe shenon lumturimin e saj, ne qytetin e Shkodres eshte restauruar muzeu i Nene Terezes, shtepia ne te cilen jetuan prinderit e saj. Aty gjenden nder te tjera edhe objekte e sende personale te Nene Terezes, te perdorura prej saj ne kohe te ndryshme. Ne perurimin e muzeut ishin te pranishme edhe zonja e pare Teuta Topi dhe bashkeshortja e Kryeministrit shqiptar, zonja Liri Berisha. Pak minuta pas perfundimit te ceremonise, "E diela shqiptare" ka percjelle per teleshikuesit pamjet e ketij muzeu. Gjithashtu ne perkujtim te emrit dhe vepres se Nene Terezes eshte realizuar edhe nje performance koreografike, nga trupa e baletit te drejtuar nga Albi Nako.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›