"E diela...", jashte dimensionit te studios
Nga jave ne jave "E diela shqiptare" ne ekranin e Televizionit Kombetar Klan, zbulon nje dimension te ri. Jemi mesuar tashme, qe studion e ketij programi te shohim larmi tematikash, debatesh, problemesh, te gjejme argetimin, muziken dhe spektaklin. Dhe duke qene program i te gjitheve, "E diela shqiptare" i perfshin te gjithe. Jo vetem ne audience, por edhe ne permbajtje dhe performance.
Ka nisur me nje performance jashte kornizave te prezantimit, midis Ardit Gjebrese dhe Sonila Mecos, per te vijuar me tej me forcen e argumentit dhe logjikes ne pjesen e pare te programit tek "Pro dhe kunder".
Si cdo jave perballe panelit me 4 te ftuarit, vijon te qendroje juria popullore, qe mbron apo kundershton argumentet e panelit, por duke dhene edhe opinionet personale te secilit prej anetareve ne lidhje me temen e hedhur per diskutim. "Liria nis nga xhepi im", ka qene argumenti i zgjedhur kete jave dhe qe ka krijuar ne studio hapesire mendimi dhe debati, natyrisht shoqeruar edhe me batuta elegante, jo vetem nga ana e te ftuarve te panelit, por edhe nga dy bashkeprezantuesit e kesaj pjese te programit. Ne fakt Ardit Gjebrea dhe Sonila Meco duket se krijojne nje cift te gjetur prezantuesish qe plotesojne njeri-tjetrin, duke qene ne te njejten lartesi. Dhe ne fakt kete raport te dy prezantuesit arrijne ta ruajne edhe ne rastet kur njeri prej tyre eshte jashte studios.
Duke e trajtuar temen thuajse ne te gjithe hapesiren, autoret e programit kishin zgjedhur, qe kete radhe te sillnin permes trajtimit te saj edhe nje problematike, sic eshte ajo e komunitetit rom ne Shqiperi.
Prezantuesi Gjebrea ka qene prane ketij komuniteti per te treguar shpirtin e lire dhe bohem te tyre, por edhe varferine e skamjen e pamerituar te ketyre njerezve, e vecanerisht te atyre femijeve, qe sic i cilesoi ai i gjeti me "buzeqeshje te vrare". Nje arsye kjo, per t'iu drejtuar shoqerise, por vecanerisht pushtetit per te bere dicka, qe mund te ndryshoje jetesen e atyre banoreve te kryeqytetit.
Nderkohe ne pjesen e dyte te programit, Gjebrea, i kudogjendur ka ne krah nje tjeter femer. Eshte dietologia Blerina Bombaj, ajo qe e shoqeron ne rubriken "Te lumshin duart" vecanerisht e preferuar nga amvisat. Dhe si per te treguar se ne shqiptaret jemi vertet te ndjeshem kur behet fjale per gatimin, kete radhe pjesemarrese ne konkursin e gatimit ka qene edhe nje vajze e re, jo me shume se 21-vjece, por me nje pasion te vecante per artin e kuzhines. Jo aq mosha e re, se sa perkushtimi ne gatim e kane ndihmuar Tatjanen te dale fituese ne fazen e pare te konkursit, per te vijuar me tej ne garen qe do te finalizohet me cmimin e nje kuzhine luksoze, dhuruar nga "Murebest". E ndersa shijojne garen, ne kete pjese te programit te gjitha amvisat kane mundesine te mesojne edhe receta te reja gatimi.
Kenga magjike, nje gare e dyfishte emocionesh
Kengetaret pjesemarres ne festivalin Kenga magjike, duket se kane hyre ne nje gare te dyfishte, qe iu dhuron emocione dhe alegri. Pjese e te dieles shqiptare, ata behen jo vetem protagoniste te performancave muzikore, por njekohesisht edhe pjesemarres aktive ne lojerat argetuese, qe realizohen gjate ketij programi. Ne fakt, pjese aktive e ketyre lojerave behet shpesh edhe bashkeprezantuesja e Gjebrese, Balina Bodinaku, e cila sigurisht qe shfaq shume me teper se nje vajze thjesht e bukur. Festivali I pervitshem "Kenga magjike" do te finalizohet mbremjen e 21 nentorit ne sallen e Pallatit te Kongreseve, me cmimin e pare qe arrin ne shumen e 500 mije lekeve te reja. Cdo vit ne kete eveniment dinjitoz te muzikes shqiptare marrin pjese artiste te rinj e te afirmuar, jo vetem nga Shqiperia e Kosova, por nga e gjithe diaspora.