E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te gjithe vijne ne Frankfurt, sepse...

Nga Gabriela Schaaf*

Edhe pse te gjithe flasin per Kinen, e ftuara e nderit ne Panairin e Librit ne Frankfurt nuk ishte tema e vetme e rendesishme. Sektori i librave ka shqetesime te tjera.

"Everybody comes to Frankfurt, because everbody comes to Frankfurt" - "Te gjithe vijne ne Frankfurt, sepse te gjithe vijne ne Frankfurt" - keshtu e pershkruan sektori i librit receten e suksesit te panairit. Pra me efektin thithes. Biznesi me te drejtat e autoreve dhe licencat zhvillohet gjate gjithe vitit, por vetem panairi te jep mundesine qe te takohesh personalisht me njerezit. Biznesi me librat eshte biznes me besimin.

Kriza ekonomike dergon pershendetjet e veta

Por kete vit ne Frankfurt nuk kane ardhur te gjithe, shume shtepi botuese evropiano-lindore mbeten pa ardhur sepse ndihmat e shtetit per pavionet kombetare munguan. Nje pjese e shtepive anglo-amerikane te botimit i kane reduktuar prezantimet dhe kane derguar me pak njerez.

Drejtuesit e panairit thone se kriza nuk eshte kercenuese, ajo eshte nje fenomen kalimtar dhe bizneset vazhdojne ne pergjithesi te ecin.

Ne krahasim me vendet e tjera tregu i librit ne Gjermani vazhdon te zhvillohet mire. Ne Frankfurt u fol per rritje 2,8 per qind ne krahasim me vitin e kaluar. Megjithate ndryshime ka, jo vetem sa i perket vete librit. Rralle ne panaire eshte folur kaq shume per ndryshimet digjitale sa kete vit ne Frankfurt. Megjithese biznesi me e-book ndodhet ende ne nivel te ulet, pergatitjet behen per nje hov te madh. Dhe Gjemania ndodhet ne rruge te mire, shumica e shtepive botuese i pergatisin librat e tyre si ne forme digjitale ashtu edhe ne leter. Ne pergatitje e siper eshte nje portal i librave on-line, sepse do te ishte shume fatale sikur ne fund parate te shkonin vetem tek Google me shoke.

Balance delikate rreth se ftuares te nderit, Kines

Komiteti organizativ i Kines, se ftuares se nderit te Panairit, beri ne fund te tij nje bilanc pozitiv. Autoret jane mirepritur dhe kontratat e lidhura nuk ishin keq. Megjithate gati me lutje u perserit se ne Kine nuk ekziston censura, nese autoret nuk shkelin ligjet. Dialog mes njerezve te letrave, anetare te delegacionit zyrtar, dhe autoreve kineze ne mergim si dhe disidenteve nuk u zhvillua. Te pakten nje e tille nuk u pa ne publik. Ne kete pike duhet te kishte ndodhur me shume, nese vertet nje gje e tille deshirohej. Ndarja ne dy salla te ndara te panairit nuk e nxiti dialogun.

Gjithsesi nje konfrontim i gjalle u zhvillua ne mediat gjermane. Dhe kjo pati nje efekt pozitiv per panairin. Kurre deri tani nuk ishte degjuar kaq shume per Kinen, per problemet e saj, kontradiktat dhe temat tabu. * DW

Argjentina, vend partner per vitin 2010

Prezantimi i Argjentines, te ftuares se nderit per vitin 2010 nuk do te jete kaq delikat. Prodhuesi me i madh i librave ne Ameriken Latine do te prezantohet me historine e vet te gjallerishme dhe shumellojshmerine e kulturave. Bashke me shpresen se edhe atehere ne Frankfurt do te vijne te gjithe, sepse te gjithe vijne ne Frankfurt.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›